Gjatë ditëve të fundit janë shtuar thirrjet për të blerë sa më shumë produkte vendëse, sidomos përmes fushatave në rrejtet social nga vet qytetarët.
Këtë apel të hënën e bën për Ekonomia Online edhe disa qytetarë që kishin dal në sheshet e kryeqytetit.
Shaqir Canolli, tha se duhen të dënihen ata që nuk përdorin produkte e prodhuar në Kosovë, pasi siç thotë ai duhet të kontribuojmë në vendin tonë.
“Atyre i kisha dënuar se më mirë se vendi yt nuk ka edhe gjithë duhet më kontribuar për vend tonë, se badihava vendi i huaj nuk të mban si mos të këqyrsh për veti, për familje tënde së pari duhet me menduar tani për mandej”, theksoi Canolli.
Hajdar Pasha tha se duhet të konsumohen produktet vendëse, e mandej ato të vendeve tjera, përveç produkteve të Serbisë që sipas tij, nuk duhet konsumuar fare.
Mirëpo shtoi se nuk ka vetëdije kombëtare për konsumim të prodhimeve vendëse.
“Së pari me i përdorë produktet vendore, nëse s’kemi produkte të mjaftueshme vendore prej të gjithëve duhet më marrë po, prej Serbisë jo, se këta po i akuzojnë jo doganën, jo Qeverinë, t’i duhesh me i akuzuar mas pari vetveten që t’i s’ki vetëdije kombëtare”, tha Pasha për Ekonomia Online.
Njëjtë u shpreh edhe Fahredin Murati nga Podujeva. Madje sipas tij, inspekcioni duhet që të monitorojnë marketet për vendosjen e flamujve te produktet.
“Njëfarë vërejtje ndaj marketeve që më të vërtetë e qet produktin e tyre e flamurin nganjëherë edhe tonin kombëtar, edhe të vendeve mike ato i kisha dënuar me kanë si inspekcion bukur shumë”, tha Murati.







