Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kritikuar veprimin e Ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku ky i fundit ka kërkuar nga Gjermania që të lejojë hyrjen e shtetasve kosovarë me pasaport të skaduar.
Veliu këtë kërkesë të Sveçlës e ka quajtur qesharake, pasi që sipas tij mungesa e materialeve për dokumentacione është e pajustifikueshme.
Ndër të tjera, në një bised telefonike për Kosovapress, ai ka thënë se në kohën e tij nuk ka pasur mungesa të tilla të theksuara të materialeve pvr dokumentacion, dhe megjithëatë janë kritikuar nga partia aktuale në pushtet, vshtë shprehur ai.






