Në mënyrë të paautorizuar, një 46-vjeçar nga Gjakova është kapur duke mbajtur një pistoletë “Beretta” me dy karikator dhe 26 copë fishekë.
I dyshuari, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, fillimisht është ndalur nga një ekip policore, e cila ishte duke patrulluar në rrugën “Migjeni” në Gjakovë.
Patrulla kishte ndalur të dyshuarin, P.Sh. dhe gjatë kontrollit, ai në posedim kishte mjetet e lartcekura.P.Sh. më pas është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Siç është njoftuar, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.







