Mateo Lika i cili prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me familjarët e tij pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman, para 4 ditësh, kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier.
I riu teksa drejtonte një makinë me qera, dyshohet të jetë përplasur me parmakët e Urës së Mbrostarit dhe më pas ka rënë në lumin e Semanit. Deri më tani, është gjetur vetëm targa e automjetit të marrë me qera. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e tij vështirësohen pasi makina që kishte marrë me qera nuk ishte e pajisur me GPS dhe kamerat e sigurisë nuk kanë një pamje të qartë të lëvizjes së të riut. /Gazeta Express







