https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

ZPS kërkon nga gjykata që t’i vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit

Me anë të një shkrese drejtuar trupit gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Jakup Krasniqit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Sipas shkresës, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullit 57 të Rregullores,  ZPS bën parashtresat e mëposhtme në mbështetje të nevojës për vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit Jakup Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Sipas prokurorisë, gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i Krasniqit është i arsyetuar në baza të shumta, se asnjë kusht përveç paraburgimit në qendrën e paraburgimit të Dhomave së Specializuar të Kosovës nuk do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet, dhe se periudha e paraburgimit, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, është e arsyeshme.

“Që nga përcaktimi më i fundit i 18 nëntorit 2022, dhe në kundërshtim me parashtresat e Krasniqit,  nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë të devijojnë nga ai përcaktim. Në të vërtetë, transferimi i çështjes në trup gjykues dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin Krasniqit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tij, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit”, thuhet tutje nga prokuroria. BpD.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit