Ish kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Xhemail Hasani, ka publikuar një fotografi me kryetarin e kësaj Komune, Shpejtim Bulliqi, ku i këtij të fundit i ka kushtuar disa rreshta me fjalë të mira e miqësore.
Lidhur me këtë miqësi ai ka thënë se nuk del fshehurazi e kryetarin Bulliqi, dhe se ka qenë edhe në zyrën e tij, ku thotë se është pritur miqësisht nga Bulliqi.
”Per dallim nga pjesa tjeter e opozites ne Podujeve, une nuk dal fshehurazi me Kryetarin Bulliqi. Une kam qene edhe ne zyren e tij dhe me ka prit si ma te mirin mik. ” Ka shkruar Hasani.
Për më tepër, ai ka thënë se kryetari i Komunës së Podujevës posedon vlera të cilat e bëjnë të veçantë.
”Afersia, Modestia, Burreria, Trimeria dhe Bujaria e bajne te veçante Kryetarin e Komunes se Podujeves z. Shpejtim Bulliqin.”