Dëshmitarja dhe familjarja e viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Flora Peci ka rrëfyer për krimet e Oliver Ivanoviqit në këtë qytet.
Peci tha se ka mbetur e shokuar që një kriminel si Ivanoviq të ngritët në piedestal nga kryeministri Albin Kurti.
“Kam qenë e shokuar se kjo më erdhi nga një koleg kur nuk e prisja fare dhe në rend të parë jam befasuar se si një kriminal që bëri krime në Mitrovicë të ngritetnë piedestal nga një kryeministër. Nuk i tkaoj asnjë partie politike, unë jam shqiptare i takoj një kombi. Këtë që e kam dëgjuar, unë kam ndjerë dhimbje, dhembjen e 30 familjave që jemi në atë rrethinë, ku ishte urdhëri i IVanoviqit që të prejë e masakrojë. Të gjithë vëllezërit ai i ka vrarë. Ai ka dhënë urdhër që të vriten. Konkretisht dua që t’ju dëshmojë”, tha ajo në T7.







