Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten e 19 janarit do të vendosin nëse qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve financiare nga Trusti Pensional, e për këtë ka folur deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani‘ në T7 ka thënë se kushdo prej deputetëve që del në kundër tërheqjes së Trustit, atëherë kanë dalë kundër kërkesës së qytetarëve.







