Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, ku ndau shqetësimin e tij lidhur me publikimin e videove të Vetëvendosjes të cilat ai i quan propaganduese.
Ato që thuhen në video, Tahiri i quan luftë politike dhe trillime.
Mirëpo, ajo që e shqetësoi edhe më shumë Tahirin është fakti që në atë video është paraqitur edhe figura e tij, ku sipas Tahirit është
”Ku e merr guximin të ma vendos fotografinë dhe me i krijuar shqetësim familjes sime në shtëpi, rrethit tim familjar, kur kurrë në jetë, aq sa kam qenë në funksion publik, një send nuk e kam keqpërdor. ” Ka shkruar Tahiri.
Lidhur më këtë Tahiri e ka sfiduar Vetëvendosjen që ta gjejë qoftë edhe vetëm një keqpërdorim të pozitës së tij.
”Le të dal Lëvizja Vetëvendosje e të thotë se veç një element e kam keqpërdorë. Kam qenë Zëvendëskryeministër si Besnik Bislimi, 5000 euro e kam pasur kartelën, zero-zero e kam kthyer, veturën e kam kthyer në fushatë, gjemani një njeri që e kam punësuar, gjemani një keqpërdorim që e kam bërë.”/ Tv Llapi
Postimi i plotë:







