Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot disa fshatra të Podujevës pas prekjes nga vërshimet.
Ai në rrjetin e tij social, Facebook ka shpërndarë disa fotografi të vizitës së tij, ku ka kërkuar nga qtetarët bashkëpunim me institucionet në këto situata emergjente, siq janë edhe vërshimet e këtyre ditëve.
”Lus qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe kërkoj nga ana e tyre të bashkëpunojnë në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale. Dua ta siguroj gjithësecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë!”, Ka shkruar Bulliqi.
Postimi i plotë:







