https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deputeti Rrahmani paralajmëron tërheqjen nga LVV-ja në fund të mandatit

Deputeti Rrahmani paralajmëron tërheqjen nga LVV-ja në fund të mandatit
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se kjo parti po e dëmton veten me disa lëvizje të brendshme. Sipas tij, në fund kjo parti do ta paguajë vetë faturën e dëmit.

Ai ka thënë se në fund të mandatit, do t’i vlerësojë qëndrimet dhe të vendosë nëse duhet vazhduar edhe një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së të enjten se nëse është pengesë e punës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, do të tërhiqet në fund të mandatit, por që kjo sipas tij, mbetet të shihet në vazhdim.

“Kur ta përfundoj mandatin do të bëj llogari cilat kanë qenë arritjet e mandatit, nëse kam qenë pengesë, nuk do të marrë pjesë në asnjë listë zgjedhore. Nëse shoh që ka qenë i dobishëm mandati im, edhe do të angazhohem”, ka deklaruar Rrahmani.

Duke folur për çështjet e brendshme të VV-së, Rrahmani u shpreh se ndalimi i disa deputetëve për kandidim për kryetarë qendrash, nuk është e shëndetshme për partinë, e kjo sipas tij, e dëmton shumë VV-në.

“Në grupin parlamentar të VV-së vendoset edhe me shumicë. Nuk do të thosha që disa neglizhohen, por varet edhe deputetët si e trajtojnë veten. Disave u është ndaluar kandidimi për kryetar të qendrave. Ato i ka bërë Komisioni që bën verifikimin e kandidaturave. S’mendoj se ka qenë e shëndetshme… Është liruar nga detyra e kryetarit në Rahovec edhe deputeti Visar Korenica. Janë çështje që më tepërmi e dëmtojnë VV-në se deputetin apo të tjerët. Pra, faturën në fund do ta paguajë VV-ja, më shumë se secili”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të votojë kundër projekt-kodit civil, edhe nëse insistohet në to.

“Drafti i njëjtë, qëndrimi i njëjtë. Për këtë çështje është e njohur edhe partia, s’ka nevojë ta njoftoj edhe më shumë. Kam njoftuar paraprakisht. Janë dy nene që janë diskutuar më shumë, ka edhe vërejtje që mund të përmirësohen me amandamente. Unë kam qëndrimet e mia që i përfaqësoj edhe votuesit e mi, secili që më ka votuar i ka ditur edhe qëndrimet e mi. Do të vazhdoj të jem ai që kam qenë. Jemi demokraci, kam të drejtë të mendoj me secilën mënyrë, s’është korrekte të thuhet se një deputet (ka dalë kundër v.j). Nëse kisha iniciuar diçka që ndalon diçka, do të ishte akuzë, mirëpo as s’kam iniciuar asnjë çështje për asnjë kategori, s’jam personi që dua të rregulloj çështje të tjera”, u shpreh ai.

Poste të ngjashme

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të...

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46

Është liruar në shtëpi burri që u plagos të mërkurën në Mitrovicë. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu,...

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun rreth datës së zgjedhjeve....

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

30/04/2026, 14:37

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive duket se kanë...

PDK nuk do të propozojë emër për president, Hamza: Oferta s’është serioze

Data e zgjedhjeve, Hamza: Shumica e përfaqësuesve politikë ishin për 7 qershorin

30/04/2026, 14:34

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori. Megjithatë,...

Lajmi i fundit

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57
Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46
LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

30/04/2026, 14:40
Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor

30/04/2026, 14:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv