Ambasadori francez Olivier Guerot ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese. Ai tha se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen.
“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.
Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.
Këtë e e konfirmoi vetë dje Abdixhiku.
Abdixhiku tha se nuk ndihet i rrezikuar dhe se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.
Por, kreu i LDK-së konsideron se nuk ka nevojë për mbrojtje të afërt.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.







