https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Profesori llapjan i thur poezi ish-presidentit Rugova

17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Profesori nga Podujeva Ramë Oraca i ka kushtuar nje poezi ne 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ENGJËLLIT TË URTËSISË
(Ibrahim Rugovës)
Herët po me duket të shkruaj poezi për ty
druaj të më godasin rrufetë e Bjeshkëve të Nemuna
të ta thurë një këngë për Çetën e Profetëve
mund t`i këpus telat e shpirtit e tingëllon shurdhët
edhe sot të solla kurorë lulesh me aromë Rugove
ato po vyshken shpejt nga stina e mërzisë
po fjalët e urta që i le peng për themele të Dardanisë
që mos të valëvitej flamuri Arbëror në shtizë të huaj
kushedi sa breznitë ia arnuan plagët atdheut të gjakosur
që me këngë kushtrimi ia mësynin fushëbetejave
ti me fjalëpakë na i afrove pritjet e largësive që na tretën
përtej dashurisë që e brenin minjtë e çarkut tonë
ti me kambanë legjendash nise bajrakun e krushqve të lirisë
që me gurë drite ia thyenin grilat netëve të pafund
përtej mureve të shpresës ti na dëftoje rrugën e së vërtetës
me urtësi balade ia zgjidhe nyejt fatit që na rrinte pezull
tani i gurëzuar me shall shekujsh në sheshin e kryengritjes
urtësisht iu buzëqesh të pazotëve që kalërojnë kryevendi
gjuha mu bëftë copë-copë në i dhënça lak këtyre fjalëve
ndodh që zoti ta bëri me gisht që të bekosh ditën e madhe
ti nuk je Ibra i Ukë Rugovës që kthehesh në bronz
je engjëll urtësie mes shtrëngatash që dritë i bënë atdheut.

Poste të ngjashme

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06

  Në Komunën e Podujevës është mbajtur sot mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në...

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

30/06/2026, 22:35

Abdurrahman Hasani, një qytetar nga Podujeva, ka bërë një dedikim publik për një rast të tij personal. Ai ka falenderuar...

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

30/06/2026, 18:10

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po...

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

28/06/2026, 22:58

Një rast i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ku një person mbeti...

Lajmi i fundit

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

U mbajt mbledhja e parë e Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

01/07/2026, 18:06
Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

01/07/2026, 18:00
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

01/07/2026, 15:39
Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

01/07/2026, 15:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv