Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta. Ndërsa në viset e larta pritet të ketë reshje bore.
Sipas IHMK-së, reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Njoftimi për ditët e tjera:
Të marten- Mot i vranët. Në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.
Të mërkuren – Mot kryesisht i vranët, por i qetë.
Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e merkurë, por më i ftohët.







