https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lumir Abdixhiku për Kurtin: Amnistues të Martin Berishaj, rehabilitues të Oliver Ivanoviq

Lumir Abdixhiku për Kurtin: Amnistues të Martin Berishaj, rehabilitues të Oliver Ivanoviq
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Abdixhiku përmend skandalin e ambasadorit Martin Berishaj për të cilin thotë se ai po vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta dhe se ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

Ndërsa përmend edhe të ndjerin Oliver Ivanoviq, për të cilin thotë se nga pushteti po cilësohet si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’, por sipas tij janë 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit, shkruan Reporteri.net.

Kreu i LDK-së thotë se skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje.

“Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit”, shkruan në Facebook ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut: 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Amnistues të Martin Berishaj.

Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ende në pritje të veprimeve.

– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?

ADVERTISEMENT

A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!

Poste të ngjashme

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

Lajmi i fundit

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv