https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PDK: Koeficienti nën 130 euro nuk siguron jetë të dinjitetshme

PDK: Koeficienti nën 130 euro nuk siguron jetë të dinjitetshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se përcaktimi i koeficientit do të duhej të ndodhë si rezultat i një debati të gjerë midis qeverisë dhe akterëve të ndryshëm të shoqërisë.

Sipas tij, përcaktimi i koeficientit nuk mund të jetë përcaktim i një individi apo një kryeministri.

“Projektligji për paga ka kaluar në dy lexime. Ne e kemi theksuar se këtë proces e ka karakterizuar një mos transparencë e madhe, pra përcaktimi i koeficientit do të duhej të ndodhë si rezultat i një debati të gjerë midis qeverisë dhe artereve të ndryshëm të shoqërisë, përcaktimi i koeficientit nuk mund të jetë përcaktim i një individi dhe duhet të arsyetohet qartë pse është vendosur të jetë kaq vlera e këtij koeficienti”, ka thënë ai në një konferencë për media.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai e ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për autoritarizëm.

“E kemi një qeverisje që shkon drejt autoritarizmit që i jep një lloj kënaqësie Kryeministrit Kurti që e thotë fjalën e vet dhe në bazë të asaj fjale do të marrë pagë secili qytetar që paguhet nga buxheti i Kosovës. Kjo nuk shkon në një sistem demokratik. Këtu do të duheshin të mblidheshin disa akterë të ndryshëm”, shtoi ai.

Sipas tij, koeficienti nën 130 euro “nuk do të arrijë të sigurojë pagë e cila do të japë një jetë të dinjitetshme”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

S i përket dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri të njëjtën e ka quajtur neglizhencë të mazhorancës.

“Se sa është e rëndësishme agjenda parlamentare për këtë qeveri drejtuar nga LVV tregon faktin që mund ta imagjinoni se më 22 dhjetor e kemi pasur strategjinë për energjinë, i cili ka mbetur i pavotuar. Aq është i rëndësishëm për këtë qeveri sa që të mbesin dokumentet e tilla të pavotuara si një rezultat i neglizhencës, degradimit të punës së këtij kuvendi nga kjo mazhorancë”.

“Si parti opozitare kemi qenë konstruktiv, i kemi votuar shumicën e projektligjeve por prapë ata që duhet të udhëheqin shihet se do të vazhdojë edhe më tutje me degradimin e punës së kuvendit. Janë lodhur aq shumë në seancën e kaluar sa që tashmë duhet ta bëjnë një pauzë disa ditëshe deri t’i mbledhin energjitë. Agjenda parlamentare nuk duhet të trajtohet në formë të tillë, duhet të ketë fokus më të madh sepse mazhoranca ajo që e dikton mbarëvajtjen e punës së kuvendit”.

Ai ka thënë se pa vullnetin e mazhorancës nuk mund të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

Post Views: 180

Poste të ngjashme

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se...

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë...

Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

11/07/2025, 15:35

Betimi për Drejtësi” merr vesh se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi;...

E rëndë në Shqipëri: Humb jetën një pushues në plazhin e Qerretit – dyshohet se pësoi arrest kardiak

E rëndë në Shqipëri: Humb jetën një pushues në plazhin e Qerretit – dyshohet se pësoi arrest kardiak

11/07/2025, 12:39

Mesditën e sotme, teksa po pushonte në plazhin e Qerretit ka humbur jetën shtetasi K. Gj., 59 vjeç, banues në...

Podujeve: Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, së bashku me Drejtoreshën, Vlora Humolli-Jashanica, kanë vizituar sot fëmijët që po marrin pjesë në kampin veror në “Parkun e Paqes”

Podujeve: Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, së bashku me Drejtoreshën, Vlora Humolli-Jashanica, kanë vizituar sot fëmijët që po marrin pjesë në kampin veror në “Parkun e Paqes”

11/07/2025, 10:45

Vizitë në kampin veror të fëmijëve në Parkun e Paqes Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, së bashku me Drejtoreshën për...

Lajmi i fundit

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30
KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26
Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

11/07/2025, 15:35
E rëndë në Shqipëri: Humb jetën një pushues në plazhin e Qerretit – dyshohet se pësoi arrest kardiak

E rëndë në Shqipëri: Humb jetën një pushues në plazhin e Qerretit – dyshohet se pësoi arrest kardiak

11/07/2025, 12:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv