https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

3 vjet burg për pejanin që vodhi para, cigare, raki e suxhuk në një market në Pejë

3 vjet burg për pejanin që vodhi para, cigare, raki e suxhuk në një market në Pejë
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me tri vite burg për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas aktgjykimit, i njëjti akuzohet se ka vjedhur në një market në Pejë, afërsisht 1 mijë euro, cigare të llojeve të ndryshme, raki dhe suxhuk në vlerë prej 450 euro.

Në aktgjykim thuhet se i njëjti ka hyrë në market përmes shtëpisë të pronares së marketit duke depërtuar fillimisht nga terasa, duke kaluar në ballkon, pastaj nga brenda shtëpisë ka hyrë në market.

“I pandehuri shkon në terasen e katit të tretë të shtëpisë së të dëmtuarës ku prej aty depërton duke hequr pengesat edhe atë duke hapur pa dëmtime derën e ballkonit në shtëpinë e të dëmtuarës e pastaj pasi depërton brenda në shtëpi, shkon te marketi i të njëjtës, ku merr të holla në vlerë prej afërsisht 1000 euro, kryesisht metalike dhe kartëmonedha, të vendosura në kacën e marketit dhe në disa gota të plastikes e po ashtu vjedh cigare të llojeve të ndryshme, raki dhe suxhuk në vlerë prej 450 euro”- thuhet në vendimin e gjykatës të datës 20 dhjetor 2022, raporton kallxo.com.

Tutje thuhet se të tëra lëvizjet dhe veprimet e të pandehurit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

ADVERTISEMENT

Për këtë vepër penale, të akuzuarit XH. T. i është shqiptuar dënim më burgim prej 3 vjet, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 29 shtator 2022 e deri më datë 07 dhjetor 2022.Po ashtu, i njëjti është dënuar edhe me 500 euro gjobë.

“Obligohet i pandehuri ti kompensojë dëmin të dëmtuarës A. B. në shumën prej 1430 euro, brenda afatit prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nën kërcënim të përmbarimit me dhunë”- thuhet tutje në aktgjykim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë shqyrtimit fillestar i pandehuri e ka pranuar fajësinë, ka shprehur pendimin dhe keqardhjen për veprën e kryer dhe ka premtuar se në të ardhmen nuk do të përsëris vepra tjera penale.

Në vendim thuhet se ai ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë kompensimin e dëmit ndaj palës së dëmtuar, duke shtuar që kërkon që pala e dëmtuar të i’a bënë hallall.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Malishevë: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit, gruaja ndërron jetë

24/08/2026, 8:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është...

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata...

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku...

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Malishevë: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit, gruaja ndërron jetë

24/08/2026, 8:43
Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13
Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv