https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Walker: Vuçiqi do të shkojë në varr duke mohuar Reçakun

Walker: Vuçiqi do të shkojë në varr duke mohuar Reçakun

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se nuk beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta pranojë ndonjëherë masakrën e Reçakut.

Walker madje ka thënë se Vuçiq, që ishte pjesë e atëhershme e Qeverisë së Sllobodan Millosheviqit, ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Walker thotë se dyshon që me Vuçiqin në krye do të ketë një sqarim i të vërtetë se çfarë bën në Reçak.

“Shikoni, Donald Trump do të shkojë në varrin e tij duke mohuar e zgjedhjet të cilat ai humbi ishin fer, të lira, të hapura, dhe legjitime. Jam i sigurt se z. Vuciq do të shkojë në varrin e tij duke mohuar Reçakun në mënyrën se si unë e kam përshkruar. Dhe atë çfarë forenzika, ekspertët e vërtetë të Forenzikës kanë thënë se ka ndodhur. 45 burra dhe djem, janë marrë nga fshati nën kërcënim të armëve dhe janë masakruar. Ky është krim lufte në vetvete. Në mënyrë të pamohueshme. Nuk e di për popullin serb se çfarë beson por Qeveria në Beograd nëse vazhdon të jetë nën z.Vuçiq, që ishte përgjegjës si pjesë e Qeverisë së Millosheviqit, përgjegjës për atë çfarë ndodhi në Reçak, dyshoj se ndonjëherë do të ketë një sqarim të vërtetë se pse e bënë atë çfarë bënë në Reçak”, tha Walker në “Interaktiv” të KTV-së, përcjell Reporteri.net.

Walker është pyetur nëse pret drejtësi. Ai thotë se nuk do të ndodhë kjo përderisa Qeveria në Serbi e mohon masakrën.

“A do të ketë drejtësi ndonjëherë për atë çfarë ndodhi në Reçak? Jo, përderisa Qeveria në Beograd vazhdon ta mohojë masakrën. Më vjen keq, por unë besoj në drejtësi, në përgjegjësi, por s’jam i sigurt nëse do të shohim për atë çfarë ka ndodhur në masakrën e Reçakut apo në ndonjërën dhjetëra e qindra fshatra që janë shkatërruar këtu nga policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Walker.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Walker ka treguar se kur kishte ardhur në Kosovë në vitin 1999, kishte sjellë gruan e tij për t’i treguar se në çfarë ishte përfshirë. Ai ka thënë se atëherë u kishte premtuar banorëve në Reçak se do të shkruante një libër.

“Kur jam kthyer në Reçak për herë të parë në vitin 1999, në nëntor e solla gruan time për t’i treguar se në çfarë isha i përfshirë. Në atë moment u pata premtuar fshatarëve të Reçakut se do të shkruaj një libër për këtë. Do të titullohet “REÇAKU”, dhe 24 vjet më vone ende po u tregoj atyre se do të shkruaj një libër për atë çfarë ka ndodhur këtu.. Është e rëndësishme për atë se çfarë e thatë ju se të rinjtë e Kosovës që janë 50 për qind nën 30 vjeç, e dini, të kenë një version, versionin tim se çfarë ka ndodhur atëherë në Reçak. Pse Reçaku u bë ajo çfarë e simbolizon sot. Në Shtetet e Bashkuara ne flasim se çfarë ka ndodhur në vitin 1776 dhe njerëzit shkruajnë libra për ato ngjarje. Çfarë ndodhi si rezultat i masakrës së Reçakut, mendoj se ishte përbërës i rëndësishëm që prodhoi një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Siç po thoni, ka shumë njerëz të rinj këtu, dhe jo vetëm në Kosovë, por gjithandej botës të cilëve mezi iu kujtohet lufta e Kosovës e aq më pak se çfarë ka ndodhur këtu. Dhe mendoj se libri mund të nxisë disa njerëz ta kuptojnë edhe se çfarë po ndodh sot dhe ndoshta t’i rishqyrtojnë mendimet për Kosovën”, ka thënë Walker.

Post Views: 150

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39

  Me dhembje të madhe mësova lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të riut Benjamin Hasani, si pasojë e një...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndryshimet...

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se kohëve...

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten ka zyrtarizuar 28 kandidaturat për kryetarë komunash nga kjo parti....

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

10/07/2025, 17:16

Me pikëllim mora lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën një djalë i ri....

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47
Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30
Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv