https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Petkoviq: Kurti mori mesazh të qartë nga amerikanët pasi nuk e ftuan në diskutimin për Asociacionin

Petkoviq: Kurti mori mesazh të qartë nga amerikanët pasi nuk e ftuan në diskutimin për Asociacionin
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se mungesa e ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin e ambasadës së SHBA-së më 31 janar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “është mesazhi më i qartë që askush nuk i kupton ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet”.

“Duke mos ftuar në diskutim për formimin e Asociacionit, Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. Kurti në fyerjen e tij nuk e ka vërejtur se si po hidhej, pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionit, e cila është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Petkoviq, shkruan Tanjug.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Petkoviq tha se Kurti “e di shumë mirë se për Asociacionin është rënë dakord para dhjetë vitesh”, kështu që, sipas tij, kjo është dashur të përmbushet shumë kohë më parë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është ftuar në takimin që do ta organizojë ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

ADVERTISEMENT

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.

Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”, tha Kurti për REL.

Poste të ngjashme

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

25/04/2026, 20:47

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar...

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

25/04/2026, 18:25

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje festoi ditëlindjen e tij të 58-të. Kjo ditëlindje e gjeti larg familjes së tij,...

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

25/04/2026, 17:50

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar me çështjen e...

Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

25/04/2026, 15:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim në rrjete sociale, si përgjigje ndaj ofertës së LVV-së për t’u...

Pasditja intersante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

Pasditja intersante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

25/04/2026, 15:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një moment të ndjeshëm politik...

Lajmi i fundit

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

25/04/2026, 20:47
Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

25/04/2026, 18:25
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

25/04/2026, 17:50
Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

25/04/2026, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv