https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prodhuesit vendorë kërkojnë përkrahje nga Qeveria: Kosova të bëhet adresë e prodhimit, jo e problemeve dhe konflikteve

Prodhuesit vendorë kërkojnë përkrahje nga Qeveria: Kosova të bëhet adresë e prodhimit, jo e problemeve dhe konflikteve
ADVERTISEMENT

Produktet serbe e kanë vërshuar tregun e Kosovës, por tash e disa muaj ka filluar një fushatë e qytetarëve për ngritjen e vetëdijesimit të konsumatorëve kosovarë. Por, sa ka ndikuar kjo në rritjen e konsumit të produkteve vendore dhe a kanë mbështetje nga institucionet e vendit, për Demokracia.com ka folur pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas Palushit, çdo fushatë që shkon në interes të rritjes së konsumit të produkteve vendore për ta është e mirëseardhur, por sipas tij produktet vendore përveç që ndihmojnë në rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, ato janë po aq të mira dhe të shëndetshme sa janë edhe produktet tjera jovendore.

Palushi beson se konsumatori është i gatshëm që të konsumojë produktet vendore, por thotë se nuk është bërë mjaftueshëm nga ana e institucioneve dhe kompanive, pasi që konsumatorët blejnë atë që shohin dhe atë që ju ofrohet më shumë si mundësi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Produktet serbe e kanë vërshuar tregun e Kosovës, por tash e disa muaj ka filluar një fushatë e qytetarëve për ngritjen e vetëdijesimit të konsumatorëve kosovarë. Por, sa ka ndikuar kjo në rritjen e konsumit të produkteve vendore dhe a kanë mbështetje nga institucionet e vendit, për Demokracia.com ka folur pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

Sipas Palushit, çdo fushatë që shkon në interes të rritjes së konsumit të produkteve vendore për ta është e mirëseardhur, por sipas tij produktet vendore përveç që ndihmojnë në rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, ato janë po aq të mira dhe të shëndetshme sa janë edhe produktet tjera jovendore.

Palushi beson se konsumatori është i gatshëm që të konsumojë produktet vendore, por thotë se nuk është bërë mjaftueshëm nga ana e institucioneve dhe kompanive, pasi që konsumatorët blejnë atë që shohin dhe atë që ju ofrohet më shumë si mundësi.

“Çdo fushatë që shkon në interes të rritjes së konsumit të produkteve vendore për ne është i mirëseardhur, por ne si prodhues mendoj që vendin e kemi këtu, d.m.th të prodhojmë më shumë cilësi dhe sasi. Në mënyrë që konsumatori ynë të bindet që produktet tona, përveç që ndihmojnë ekonominë dhe zhvillimin e vendit, janë po aq të mira dhe të shëndetshme sa janë edhe produktet tjera. Unë besoj që konsumatori është i gatshëm që të konsumojë produktet vendore, por mendoj që nuk është bërë mjaftueshëm nga institucionet dhe kompanitë, sepse konsumatorët blejnë atë që shohin dhe atë që ju ofrohet më shumë si mundësi”, ka thënë ai për Demokracia.com.

Ky prodhues vendor thotë se institucionet e Kosovës janë ato që duhet të bëjnë më tepër sa i përket promovimit. Sipas tij, produktet vendore në shumicën e rasteve nuk janë prezente as në institucionet e vendit.

Po ashtu, ai kërkon që të bëhet më tepër sa i përket pjesëmarrjes së kompanive vendore në tregun ndërkombëtar, sepse kjo i fuqizon më shumë kompanitë brenda vendit.

Sipas Palushit, sa më të fortë që janë në eksport, do ju ndihmonte që të sjellin fitime duke zhvilluar rritjen e kompanive dhe numrin e të punësuarve.

“Unë besoj që institucionet e Kosovës janë ato që duhet të bëjnë më tepër sa i përket promovimit, duke u nisur nga vetë institucionet, duke i konsumuar këto produkte apo shërbimet që i ofrojnë kompanitë lokale, sepse ne në shume raste e shohim që produktet tona nuk janë prezentë në institucionet tona. Por, duhet të bëhet shumë ma tepër edhe sa i përket mbështetjes për prodhues. Sipas mendimit tim, duhet më tepër që kompanitë të mbështeten me pjesëmarrje në tregun ndërkombëtar, sepse kjo i fuqizon brenda këtu. Pra, sa më të fortë që jemi në eksport, na ndihmon që ne të sjellim para të freskëta duke ndihmuar në rritjen e kompanive dhe numrin e të punësuarve”, shton Palushi.

Mbështetja nga institucionet shtetërore nuk është e mjaftueshme për prodhuesit vendor, pasi që sipas tij, ka ardhur koha që të bëhet më tepër më shumë, sepse standet e Kosovës në vendet ndërkombëtare janë mjaft të ulët. Palushi thotë se një kompani ndërkombëtare është e barabartë me standin e 7-8 kompanive kosovare, shkruan Demokracia.com.

“Mbështetje nuk mund të themi që s’kemi pas fare, por është e pamjaftueshme. Në radhë të parë kemi pas mbështetje vetëm në panaire ndërkombëtare, por ka ardhur koha të bëhet më shumë më tepër. Pra, të merren hapësira më të mëdha, sepse ne kur marrim pjesë në panaire ndërkombëtare jemi me një hapësirë jo shumë të madhe, sepse 7-8 kompani të Kosovës janë të barabarta me një stand të një kompanie të vendit ndërkombëtar”, sqaron ai.

Palushi gjithashtu theksoi se Kompania “Frutex” eksporton në 30 vende të botës, duke e dëshmuar kështu cilësinë e produktit.

“Aktualisht, kompania jonë eksporton në 30 vende, Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë dhe Australi. Ndërsa, këtë vit kemi filluar të eksportojmë në Indi, por çdo vit kemi tregje të reja”, tregon Palushi për Demokracia.com.

Ai shtoi se kompania e tij ka gjithsej 306 të punësuar, porse në muajt e ardhshëm do të hap tri linja prodhuese të reja. Një linjë do i kushtohet vetëm personave me aftësi të kufizuara, ndërsa planifikon të fillojë prodhimin e produkteve të reja vendore, si marmelatë, keçap dhe ajvar.

“Kompania “Frutex”  numëron 306 të punësuar, këtë vit presim të lëshojmë në prodhim tri linja, njëra është në afërsi të Prishtinës, ku do punësohen vetëm persona me aftësi të kufizuar me një numër të limituar. Linja e dytë do të jetë me fillimin e prodhimit marmelatë, ajvar dhe keçap dhe treta është linja e Golden Eagle dhe lëngjeve”.

Sa i përket bashkëpunimit me prodhuesit e tjerë vendorë, Palushi thotë se ka një bashkëpunim mjaft të mirë, sidomos me fermerët dhe kompanitë që prodhojnë lëndën e parë.

“Ne kemi linjën për përpunimin e frutave që 3 vite rresht, edhe pse kemi një pjesë të vogël të plantacioneve do të thotë 30 hektarë, por kemi edhe një bashkëpunim të mirë me fermerët e Kosovës dhe me disa kompani që ofrojnë lëndë të parë, e cila prodhohet në Kosovë, sidomos kur lënda është e prodhuar këtu me cilësi të njëjtë, ne nuk e anashkalojmë dhe i mbështesim shumë fuqishëm”.

Mesazhi i Palushit për institucionet e vendit është që të rritet mbështetja ndaj gjithë prodhuesve vendorë, sepse, sipas tij, kudo që shkojmë në botë, gjëja e parë që na bie në mend për atë vend është ajo që ata e prodhojnë dhe Kosova duhet të jetë adresë e prodhimit e jo e problemeve dhe konflikteve.

“Mesazhi për institucionet është që mbështetja të jetë shumë më e fuqishme për gjithë prodhuesit, d.m.th Kosova të shpall vitin e  prodhuesve në mbështetje të tyre. Ne e dimë që në një vend kudo që shkojmë, gjëja e parë që na bie në mend për atë vend është ajo çka prodhojnë ato vende dhe ne duhet ta bëjmë Kosovën të tillë që të jetë adresë e prodhimeve dhe jo e konfliktit dhe problemeve. Kurse, tek prodhuesit, sipas mendimit tim, ajo që duhet të bëjnë është në promovimin, në rritjen e kapaciteteve dhe në shfrytëzimin e mundësive për eksport, në mënyrë që të përmirësohet bilanci aktual”, përfundoi ai. /Demokracia.com/

VIDEO INTERVISTA:

 

Poste të ngjashme

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04

Teologu Fitim Flugaj ka folur për procedurat që i ka muaji i shenjë i Ramazanit. Mes tjerash, ai tregoi nëse...

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, dje ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen në seancë plenare. Në rend të...

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11

Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancë parlamentare, duke filluar nga ora 11:00. Në rëndin e ditës, siç bëhet...

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët

19/02/2026, 13:44

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka zgjatur afatin e aplikimit deri...

Lajmi i fundit

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

A pranohet agjërimi pa zgjim në Syfyr? – Teologu Flugaj befason me përgjigje

20/02/2026, 8:04
Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

Deputeti i VV-së që votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U dhanë 36 milionë

20/02/2026, 7:52
Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Sot seanca për buxhetin 2026

20/02/2026, 7:16
VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

19/02/2026, 18:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv