https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Deklarata e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq se “Serbisë iu rrëmbye Kosova” ka shkaktuar indinjatë të madhe në Kroaci.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Milanoviq tha se ai e mbështet Kosovën dhe se e ka pranuar pavarësinë e saj, por krahasimi që i ka bërë aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia me pavarësinë e Kosovës është dënuar njëzëshëm nga i tërë spektri politik atje.

Në mesin e atyre që reaguan ishte edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq me të cilin presidenti Milanoviuq është në një luftë verbale tash e disa muaj.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kryeministri Plenkoviq ka thënë se presidenti Milanoviq me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë”, por ka shtuar se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Plenkoviq ka rikujtuar se Kroacia ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk pranon krahasime dhe pohime për “aneksim“.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq që nga fillimi i sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës ka mbajtur qëndrim të kundërt me kryeministrin e kroat, Plenkoviq dhe me shumicën e liderëve perëndimorë.

Post Views: 152

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39

  Me dhembje të madhe mësova lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të riut Benjamin Hasani, si pasojë e një...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndryshimet...

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se kohëve...

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten ka zyrtarizuar 28 kandidaturat për kryetarë komunash nga kjo parti....

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

10/07/2025, 17:16

Me pikëllim mora lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën një djalë i ri....

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47
Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30
Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv