https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rashiq pas takimit për Asociacionin: Pati mendime të ndryshme, ka potencial për bisedime të mëtejshme

Rashiq pas takimit për Asociacionin: Pati mendime të ndryshme, ka potencial për bisedime të mëtejshme

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se në diskutimin e së martës në Ambasadën Amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit. Sipas tij “diskutimi ishte interesant”.

“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, ka thënë Rashiqi për Radion Evropa e Lirë.

Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, ka shtuar se njerëzit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, ka thënë tutje ai.

Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile ka thënë se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se “gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke dashur të mbetet anonim, ai ka thënë për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se “kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta”.

“Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtjesor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]… se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe se çka mund të bëhet më mirë”, ka thënë pjesëtari i shoqërisë civile.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t’i përmbushur këto kërkesa… theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleateve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, “nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë”.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive – të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik”, u shpreh ai.

Millica Andriq-Rakiq, nga organizata joqeveritare New Social Initiative, me bazë në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se diskutimi u fokusua kryesisht në tri tema: si do të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çfarë lloj shërbimesh do të ofronte dhe si do të funksiononte ai brenda sistemit ligjor të Kosovës.

ADVERTISEMENT

“Ka pasur qëndrime të ndryshme që janë ndarë nga pjesëmarrës të ndryshëm. Kanë folur rreth 25 persona. Padyshim që nuk kishte qëndrim të përbashkët në fund. Qëndrimet ishin shumë, shumë të kundërta”, ka thënë Andriq-Rakiq për mediat pasi doli nga takimi.

Të martën në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë u mbajt një diskutim i mbyllur me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Një ditë para diskutimit, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në një kolumne ekskluzive për KOHËN kanë thënë se Asociacioni nuk nënkupton shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Po ashtu, Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Ky draft-statut i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale./REL

Post Views: 141

Poste të ngjashme

Ekipi i Policisë së Kosovës në futsal triumfon në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

Ekipi i Policisë së Kosovës në futsal triumfon në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

09/05/2025, 16:31

Ekipi i Policisë së Kosovës në Futsal, ka arritur triumf të madh në turneun “Copa del Mare”. Aty morën pjesë...

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Vlora Çitaku reagon pas ngjarjes në Prishtinë: Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? A nuk u ba boll?

09/05/2025, 16:16

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rastit në Prishtinë, ku një preson vdiq pasi u godit me thikë....

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një klinikë dentare, pamje nga vendi ngjarjes

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një klinikë dentare, pamje nga vendi ngjarjes

09/05/2025, 16:02

Një burrë në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se me mjet të mprehtë e ka vrarë veten. Policia ka dalë...

Kjo është bashkëshortja që u ther me thikë nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete

Kjo është bashkëshortja që u ther me thikë nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete

09/05/2025, 15:55

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur...

Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

09/05/2025, 15:51

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur...

Lajmi i fundit

Ekipi i Policisë së Kosovës në futsal triumfon në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

Ekipi i Policisë së Kosovës në futsal triumfon në turneun ku morën pjesë 51 ekipe

09/05/2025, 16:31
Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Vlora Çitaku reagon pas ngjarjes në Prishtinë: Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? A nuk u ba boll?

09/05/2025, 16:16
Vrasja në Prishtinë ndodhi në një klinikë dentare, pamje nga vendi ngjarjes

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një klinikë dentare, pamje nga vendi ngjarjes

09/05/2025, 16:02
Kjo është bashkëshortja që u ther me thikë nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete

Kjo është bashkëshortja që u ther me thikë nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete

09/05/2025, 15:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv