https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë Kosovën, romanca serbo-ruse është “dashnore e mashtruar”

Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë Kosovën, romanca serbo-ruse është “dashnore e mashtruar”
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, i cili ditë më parë nxiti reagime të ashpra pas deklaratave se Kosova është aneksuar dhe i është marrë Serbisë nga faktori ndërkombëtar, sot ka tentuar të bëjë një lloj sqarimi, duke aluduar se deklarata e tij është keqinterpretuar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, Serbia në njëfarë mënyre duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, duke theksuar se Beogradi duhet ta kuptojë se “romanca serbo-ruse” do të del të jetë një dashnore e mashtruar.

Gjatë një konference për media në Zagreb në prezencë të presidentes së re sllovene Natasha Pirc Musar, ai tha se në Serbi “disa gjëra duhet të ndryshojnë” për të arritur në perëndim “ku është e mirëpritur”.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance të parashikuar serbo-ruse, ku Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha Millanoviq duke shtuar se Rusisë i pengon edhe “çështja e Kosovës”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Rusia po tenton diçka me Ukrainën, e shembulli i Kosovës po i duket si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, shtoi presidenti kroat.

Gjithashtu tha se mes Beogradit dhe Moskës “nuk ka kurrfarë dashurie”, veç se bëhet fjalë për interesat ku Serbia i shërben  Rusisë.

ADVERTISEMENT

Presidenti kroat bëri të ditur se Serbia “duhet ta gjejë mënyrën për ta njohur Kosovën”, dhe se politikanët në Kosovë “duhet të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, pra sipas tij duhet zbatuar gjithçka që është nënshkruar.

Lidhur me deklaratën e tij se Kosova i është marrë Serbisë, Millanoviq tha është fakt që Beogradi nuk pajtohet me një gjë të tillë.

“Serbia ka mbetur pa Kosovën, nuk e dha me vullnet, e humbi në luftë”, tha Millanoviq.

“Kam mundur ta them ndryshe, që Serbia ka mbetur pa Kosovën apo që Kosova i është marrë Serbisë, por duket se të gjithë po pajtohemi që Kosova ka qenë pjesë e Serbisë”, shtoi presidenti kroat.

Madje i bëri thirrje të gjithë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Poste të ngjashme

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gjakovës, ku një punëtor i ri ka humbur jetën...

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet...

Lajmi i fundit

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv