Ministrja e Arsimit, Arbrie Nagavci, është pajtuar me një nga postimet e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kritikon qeverinë e Kosovës për koeficientin e paraqitur sot për pagat në Kosovë.
Nagavci bëri “Like” fillimisht postimin e kreut të LDk-së , veprim të cilin ajo e tërhoqi pas pak.
Pamjet e siguruara nga Persikopi:

Abdixhiku në postim ka shkruar se koeficienti është dashur të jetë 125 euro e jo 105 siç ka vendosur Qeveria.
“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar ai.







