Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kryeministri Albin Kurti, tha të mërkurën se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro.
Ligji i ri i Pagave, i cili do të hyjë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti, i prek më se 82 mijë punonjës që punojnë në sektorin publik, raporton Paparaci.
Ndërkohë, ministri i Financave, Pumës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.