Ka shumë vite që ushtaret e FSK-së po i bëjnë krenarë të gjithë me performancën e tyre në punë.
Njëjtë po ndodhë edhe sot. Endrita Brahimi, ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, ka arritur që të zë një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.
Nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë sqaruar se ushtarja e Kosovës , Endrita, do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.
Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.
Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së.