https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova me 14 anesteziologë më pak se vitin e kaluar

Kosova me 14 anesteziologë më pak se vitin e kaluar

Muajve të fundit, Kosova është përballur me krizën për anesteziologë, pasi numri i tyre ka rënë dukshëm, duke shkaktuar probleme të mëdha në sistemin e shëndetësisë. Sipas drejtorit të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, tani në QKUK janë 45 anesteziologë, 14 më pak se në vitin e kaluar.

Spahija tha se 12 anesteziologë e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në gjatë vitit 2022, ndërsa një ka vdekur e një tjetër është pensionuar. Pra në krahasim me vitin e kaluar, Kosova këtë fillimvit ka 14 anesteziologë më pak.

Drejtori I Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija ka thënë se mungesa e këtyre specialistëve do të ndikojë në shtimin e listës së pritjes, mirëpo nuk e tregon numrin e saktë të pacientëve në listën e pritjes.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai në një përgjigje për Gazetën Express tha thënë se gjatë vitit 2022 janë pranuar katër specialistë mirëpo dy prej tyre më pas e kanë lënë punën.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Për momentin numri total i anesteziologëve në QKUK është 45. Me siguri që lista e pritjes së pacientëve do të shtohet edhe për shkak të mungesës së anesteziologëve. Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv mundohet të sigurojë në mënyrë proporcioanle anesteziologë për 40 njësi punuese dhe 4 njësi me shërbim 24 orësh pavarësisht nga numri i anesteziologëve prezent. Se sa është numri i saktë i pacientëve në listë të pritjes nuk mund ta themi. Në vitin 2022, 12 anesteziologë e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në, 1 anesteziolog ka ndërruar jetë, 1 është pensionuar, ndërsa janë pranuar 4 specialist të rinj, ku 2 prej tyre e kanë lëshuar punën me kërkesë të tyre”, tha Spahija.

ADVERTISEMENT

Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka thënë se lista e pritjes në këtë klinikë për ndërhyrje në vena është 1 mijë e 200 pacientë.

“Për momentin dihet që nuk kemi vende të mjaftueshme për t’i shtrirë pacientët kur operohen, problem tjetër kyç kemi me mungesë të anesteziologëve. Jo që nuk po duan të punojnë, por nuk kemi staf. Në momentin që janë të pranishëm, unë i ngarkoj ata edhe kolegët. Me të vërtetë e kishim ulur numrin e listës së pritjes, sepse para katër vitesh kemi pas probleme me salla të operacioneve, dhe tash e kemi inauguruar sallën e tretë vetëm për vena që mos të shtohet lista e pritjes. Mandej, filloi pandemia që është një prej faktorëve që na stopoj për me shkurtu listën e pritjes, e më pastaj u zvogëlua numri i anesteziologëve, duke marrë parasysh që një pjesë e tyre e kanë lëshuar QKUK-në dhe kanë shkuar privat, dy apo tre prej tyre kanë vdekur nga Covid-19, dhe kështu që nuk kemi numër të mjaftueshëm të tyre”.

Poste të ngjashme

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Lajmi i fundit

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv