https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ibrahimi: Dëmet pas vërshimeve janë dhjetëra miliona euro, të kompensohen sa më shpejt

Ibrahimi: Dëmet pas vërshimeve janë dhjetëra miliona euro, të kompensohen sa më shpejt

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ende nuk ka filluar kompensimi i dëmeve pas vërshimeve dhe dëmeve natyrore, të cilat, siç tha ai, kapin vlerën e dhjetëra miliona eurosh.

Ai ka kërkuar që të ndryshohet legjislacioni për rastet emergjente dhe të kompensohen këto dëme.

“Në bazë të informatave që Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bazë të komunikimit që kemi me kryetarët e komunave edhe me stafin komunal, kompensimi i dëmeve ende nuk ka filluar. Janë procedura të cilat janë të parapara me ligjet në fuqi”, tha Ibrahimi.

Ai tha se për shkak të burokracisë ende nuk është bërë kompensimi i dëmeve.

“Së pari komunat duhet ta bëjnë vlerësimin preliminar, pastaj vlerësimin final. Ai vlerësim final duhet të miratohet nga Kuvendi Komunal dhe pastaj ajo listë të dërgohet në Agjensionin për Menaxhimin e Emergjencave dhe pastaj në institucionet shtetërore të nivelit qendror në mënyrë që të fillojë kompensimi i dëmeve. Për shkak të kësaj burokracie mund të themi që ende nuk është bërë kompensimi i dëmeve në Komuna”, tha Ibrahimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Dëmet që kryetarët e komunave dhe AKK posedon, ai tha se janë dhjetëra miliona euro.

“Në bazë të informatave preliminare, që kryetarët e komunave posedojnë dhe neve si Asociacion, dëmet janë me dhjetëra miliona euro, duke marrë parasysh që niveli qendror e ka një fond për emergjencat e tilla neve po besojmë që ai fond duhet të shfrytëzohet në mënyrë që të kompensohen dëmet ndaj qytetarëve të prekur”, tha Ibrahimi për EO.

Ai shpreson që legjislacioni do të ndryshojë në mënyrë që të jetë më e lehtë për t’i ndihmuar qytetarëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne po shpresojmë që legjislacioni në fuqi, sa i përket emergjencave, do të ndryshojë. Domethënë nuk po kemi dëme materiale vetëm gjatë reshjeve, po kemi dëme materiale në amvisëri, në infrastrukturë, në bujqësi, edhe gjatë sezonës së verës kur po kemi zjarre”, tha Ibrahimi.

Vërshimet e fundit ishin më të theksuara në Skenderaj dhe Mitrovicë në janar të këtij viti.

 

Post Views: 190

Poste të ngjashme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar paraburgim ndaj B.R, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij I.R, që ndodhi...

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08

Komandanti në largim i KFOR-it, Enrico Barduani, ka raportuar në seli të NATO-s në Bruksel, ku ka folur për trendet...

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45

Policia e Kosovës ka treguar detaje për vdekjen e djeshme në Podujevë. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23

Një 38-vjeçar është vrarë mbrëmë nga kushëriri i tij në fshatin Balaj të Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, deri te...

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

16/09/2025, 8:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka humbur jetën një i burgosur nga...

Lajmi i fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37
Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08
Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv