https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kështu tha ai të martën para gazetarëve në Podgoricë, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë të saj zyrtare në këtë shtet.

Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo.

Ajo falënderoi Gjukanoviqin për mbështetjen e tij, dhe tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i kontribuoi paqes në të gjithë rajonin.

Duke folur për raportet e ndërsjella, të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe miqësore, Gjukanoviq tha se ka punë përpara që pakica malazeze në Kosovë të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës si komunitet zyrtar.

ADVERTISEMENT

Gjukanoviq tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje – do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”.

Osmani tha se gjatë takimit është biseduar për potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja Osmani do të vizitojë komunat e Tuzit dhe Ulqinit, ku jetojnë kryesisht shqiptarët në Mal të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Gjukanoviq e njohu Kosovën në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për ta shpallur pavarësinë.

Në të njëjtën kohë, opozita e atëhershme malazeze, e udhëhequr nga lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, protestoi duke kërkuar anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Pas tri dekadash në pushtet, DPS e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet e gushtit 2020. Aktualisht ajo është partia më e fortë opozitare në Mal të Zi.

Poste të ngjashme

ATK nis aksion në sektorin e dasmave, paralajmëron kontrolle të shtuara

ATK nis aksion në sektorin e dasmave, paralajmëron kontrolle të shtuara

24/07/2026, 20:02

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative në sektorin e shërbimeve që ofrohen në ahengje...

Gjashtë kosovarë lëndohen në një aksident të rëndë në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë kosovarë lëndohen në një aksident të rëndë në Maqedoninë e Veriut

24/07/2026, 16:29

Gjashtë shtetas të Kosovës kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur...

Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Aksident fatal afër Sllatinës, vetura i merr jetën këmbësorit(Pamje)

24/07/2026, 9:39

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Fushë-Kosovë-Sllatinë,...

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

24/07/2026, 8:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e...

Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

24/07/2026, 7:52

Tashmë në pikat kufitare me Kosovë është shtuar numëri i udhëtarëve që po hyjnë drejt Kosovës. Mirëpo pritjet për të...

Lajmi i fundit

ATK nis aksion në sektorin e dasmave, paralajmëron kontrolle të shtuara

ATK nis aksion në sektorin e dasmave, paralajmëron kontrolle të shtuara

24/07/2026, 20:02
Gjashtë kosovarë lëndohen në një aksident të rëndë në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë kosovarë lëndohen në një aksident të rëndë në Maqedoninë e Veriut

24/07/2026, 16:29
Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Aksident fatal afër Sllatinës, vetura i merr jetën këmbësorit(Pamje)

24/07/2026, 9:39
E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

24/07/2026, 8:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv