Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për vizitën që pati sot në Mal të Zi, aty ku u prit nga homologu i saj malazez, Milo Gjukanoviq.
Teksa ndau pamje nga vizita dhe pritja me ceremoni shtetërore që iu bë, Osmani tha se në takim u diskutua për mundësitë e forcëimit të lidhjeve mes Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Së bashku me @predsjednik_cg Gjukanoviq, rikonfirmuam gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për të forcuar miqësinë dhe për të vazhduar bashkëpunimin për të arritur këtë qëllim”, shkroi presidentja Osmani në Twitter.
Tutje, Osmani po ashtu tha se Kosova dhe Mali i Zi e kanë vendin në Bashkim Evropian. /Reporteri.net/.