https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave ka shkuar në mbi 11.000, qindra mijëra mbetën të pastrehë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave ka shkuar në mbi 11.000, qindra mijëra mbetën të pastrehë
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Turqia ka rishikuar sërish numrin e të vdekurve nga tërmeti, me autoritetet tani që thonë se 8.754 persona kanë humbur jetën. Me 2.470 vdekjet e përfshira në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti i së hënës ka arritur në 9.427, raporton The Guardian. Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

.

Tërmeti në Turqi, foto: AA (Anadolu Agency)

Në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat.

Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

Personat që i kanë mbijetuar tërmetit, shumica prej të cilëve nuk kanë këpucë e as rroba të ngrohta, po përballen me mbijetesë në temperatura të ulëta.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet që të vizitojë zonën e prekur nga tërmetet sot.

“Kjo është një prej fatkeqësive më të mëdha në rajonin tonë dhe në botë, jo vetëm në historinë e republikës sonë”, tha ai.

Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.

Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme. I fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.

Qeveria pakistaneze ka dërguar një avion me pajisje të ndihmës dhe me një ekip të shpëtimit prej 50 anëtarësh. Ky shtet tha se do të organizojë fluturime ditore për në Siri dhe Turqi duke nisur nga 8 shkurti.

India tha se do të dërgojë dy ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, përfshirë edhe qen të trajnuar dhe personel mjekësor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi me Erdoganin dhe i ofroi ndihmë. Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni do të dërgojë një ekip të kërkim-shpëtimit për t’i ndihmuar Turqisë në përpjekjet e saj.

Poste të ngjashme

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë e ka bërë LDK-ja, me...

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31

  Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë Kryetari i Komunës...

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Zubin Potokut. Miratimi i buxhetit u në seancën e sotme plenare....

Lajmi i fundit

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44
“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv