https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sveçla në 16-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit: Ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje

Sveçla në 16-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit: Ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar Mon Balajn e Arben Xheladinin, të cilët u vranë 16 vjet më parë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GazetaDemos.

Përmes një postimi në Facebook ai thënë se drejtësia për ta nuk është vendosur ende, ndërkaq ka potencuar se ky krim nuk vjetërsohet kurrë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Protesta në fjalë ishte organizuar nga VV, për të kundërshtuar pakon e Ahtisarit.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Në ditën e shtunë të 10 shkurtit të vitit 2007, u tubuam paqësisht e masivisht në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj padrejtësive që po i vinin Kosovës nga pakoja e Ahtisaarit.

ADVERTISEMENT

Protestës i printe e masës ju drejtua atë ditë edhe veprimtari i pashoq i çështjes kombëtare shqiptare Adem Demaçi, ndërsa përreth tij ishin mijëra qytetarë e aktivistë, djem e vajza të ndershëm, të guximshëm e me vetëdije të lartë mbi rrezikun që i kanosej vendit tonë nga decentralizimi etnik.

232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën drejt nesh, drejt djemve e vajzave, burrave, grave e të moshuarve. Nga ata plumba u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, mbetën të plagosur rëndë Hysni Hyseni, Zenel Zeneli e Mustafë Nerjova si dhe mbi 80 protestues të tjerë pësuan lëndime.

Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë.

Lavdi Monit e Arbenit!

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri e vetëvendosje!

Poste të ngjashme

Në rrugët e Kosovës katër jetë të humbura në fillim të prillit

Në rrugët e Kosovës katër jetë të humbura në fillim të prillit

13/04/2026, 14:18

Ditët e para të muajit prill janë shënuar me një bilanc tragjik në trafikun rrugor në Kosovë, ku katër persona...

Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

13/04/2026, 13:59

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit zv.kryeministri i parë Glauk Konjufca ka bërë homazhe në nderim të kongresistit,...

Rexhaj: Thaçi s’ka ambicie për president të Shqipërisë, por s’do të rrijë duarkryq

Rexhaj: Thaçi s’ka ambicie për president të Shqipërisë, por s’do të rrijë duarkryq

13/04/2026, 13:54

Analisti Sali Rexhaj, ka deklaruar se Hashim Thaçi s’ka ambicie për t’u bërë President i Shqipërisë. Sipas Rexhajt, Thaçi s’do...

Shala: Thaçi e di verdiktin, Specialja u krijua për t’i dënuar

Shala: Thaçi e di verdiktin, Specialja u krijua për t’i dënuar

13/04/2026, 13:48

Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, u diskutua sot në emisionin Kosova Today me panelistët...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Alarm në Han të Elezit, personi lëvizte me armë në rrugë – policia thotë se ishte lodër

13/04/2026, 13:39

Qytetarët e Hanit të Elezit janë shqetësuar mëngjesin e sotëm, pasi një person është parë duke lëvizur me një armë...

Lajmi i fundit

Në rrugët e Kosovës katër jetë të humbura në fillim të prillit

Në rrugët e Kosovës katër jetë të humbura në fillim të prillit

13/04/2026, 14:18
Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

13/04/2026, 13:59
Rexhaj: Thaçi s’ka ambicie për president të Shqipërisë, por s’do të rrijë duarkryq

Rexhaj: Thaçi s’ka ambicie për president të Shqipërisë, por s’do të rrijë duarkryq

13/04/2026, 13:54
Shala: Thaçi e di verdiktin, Specialja u krijua për t’i dënuar

Shala: Thaçi e di verdiktin, Specialja u krijua për t’i dënuar

13/04/2026, 13:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv