https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Frika nga rritja e LDK’së”, pse Kurti dhe VV-ja po i sulmojnë Abdixhikun e partinë e tij?

“Frika nga rritja e LDK’së”, pse Kurti dhe VV-ja po i sulmojnë Abdixhikun e partinë e tij?

Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka bërë cak Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në fakt, dy partitë janë futur në një garë videosh, nëpërmjet të cilave kritikojnë njëra-tjetrën. Por LVV, që është partia më e madhe në Kosovë dhe aktualisht udhëheq me Qeverinë, dje e lëshoi një tjetër video, ku kritikonte ekskluzivisht vetëm LDK-në, partinë që e drejton Lumir Abdixhiku.

Në videon 3-minutëshe të titulluar “Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, VV-ja konkludonte se LDK-ja nuk ka asnjë ide për zhvillimin ekonomik. Madje, VV-ja në videon e saj, i goditi akademikët e LDK-së, duke theksuar se ata paraqitën ide të cilat nuk u shërbejnë qytetarëve të Kosovës.

Por pse?

E vetmja arsye e qëndrueshme është fakti që LDK-ja ka shënuar rritje në sondazhet e vitit të kaluar. Në të gjitha sondazhet e fundit, LDK-ja është partia e dytë në vend, duke kaluar PDK-në dhe i është afruar VV-së.

Në sondazhin për muajin shtator të vitit 2022, LDK-ja e Abdixhikut ka shkuar në 22.3%, që është një rritje e madhe, krahasur me vetëm 12.7për qind sa kishte në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të 2021, ndërsa VV-ja vazhdonte me trajektoren e zvogëlimit në përkrahjen popullore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë linjë të argumentimit është Zana Avdiu, analiste dhe aktiviste, duke shtuar se VV-ja e sheh si kundërshtaren më të fortë LDK-në dhe Abdixhikut.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Si duket VV kundërshtarin e saj më të fortë e sheh LDK-në dhe Lumir Abdixhikun. Dhe të gjithë sulmin e saj si parti e drejton ndaj LDK-së, dhe me pak ndaj te tjereve. Por, VV si duket nuk po e përcepton drejt realitetin, sepse edhe PDK edhe LDK janë të mbushura me figura të reja dhe të pëlqyeshme prej publikut, por, se edhe ka filluar të ndryshoj qasja e qytetarëve edhe për figurat e vjetra”,  theksoi analistja Avdiu për gazetën Nacionale.

Zana Avidu, aktiviste

Tutje, Avdiu ka edhe një këshillë për partinë e kryeministrit Albin Kurti.

“VV bën mirë të përqëndrohet që të punojë, sepse videot propaganduese nuk ia fitojnë zgjedhjet më. Ata tashmë janë në pushtet”, deklaroi Avdiu.

Pak a shumë njëjtë mendon edhe Bekim Kabashi, gazetari dhe drejtori i gazetës online “Reporteri.net”, i cili i tha gazetës “Nacionale” se goditja ndaj LDK-së mund të lidhet edhe me procesin negociator në Bruksel.

“Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet përmes politikave populisteve. Partitë e tilla strategjinë politike e orientojnë përmes sondazheve. LDK është e vetmja parti opozitare që ka arritur ta marrë vetën pas debaklit zgjedhor të 14 shkurtit 2021, e këtë e kanë dëshmuar edhe sondazhet, më vazhdimësi, më shume se një herë. Jemi në një proces negociator i cili nuk përjashtohet se mund të dërgojë edhe në zgjedhje të parakohshme, dhe VV është e vetëdijshme për këtë. Andaj natyrshëm kanë zgjedhur që të sulmojnë partinë kryesore që ua sfidon pushtetin”, theksoi Kabashi.

Bekim Kabashi, gazetar dhe drejtori i gazetës online Reporteri.net

Ndryshe në videon e titulluar “Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, VV-ja e bëri edhe një krahasim aspak dinjitoz për partinë më të madhe në pushtet. Ajo e krahasoi LDK-në e Abdixhikut, pak orë pasi ia votoi Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, me Serbinë, kur flet për tërheqjen e 30% të Trustit.

“E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë, dhe e shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së” – theksohet në videon e postuar nga LVV-ja.

Edhe Kurti ishte përfshirë në kritikën ndaj Abdixhikut, duke e krahasuar me Besnik Bislimin, dyshin e Qeverisë.

ADVERTISEMENT

“Unë deputetin Lumir Abdixhiku e kam pasur ministër edhe deputetin Avdullah Hoti e kam pasur zëvendës, por veç me ju tregu diçka në këtë aspekt. Zëvendësi Bisnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati, cili do prej tyre, këta dy bashkë, Abixhiku e Hoti, nuk janë as sa çereku i njërit prej tyre. Unë i kam pasur edhe zëvendës edhe ministër, i njoh mirë, i njoh shumë mirë. E kam pasur edhe ministrin e brendshëm nga radhët e LDK-së, por nuk kanë pasur këso idesh”, deklaronte Kurti para deputetëve në Kuvend ditë më parë.

LDK herë pas herë i është përgjigjur me video LVV-së, duke e kritikuar qeverisjen e Kurtit.

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv