https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti ka filluar “të lexojë edhe mendjet”, thotë se është i bindur se Asociacionin nuk e duan serbët e Kosovës

Kurti ka filluar “të lexojë edhe mendjet”, thotë se është i bindur se Asociacionin nuk e duan serbët e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007.

“… prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si Zajdenicë [asociacion] komunash pat nisur edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”, tha ai.

Kështu deklaroi Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, në 16-vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai tha se Serbia është në panik, që sa më parë do t’i bëjë bashkë dhjetë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, “ta shpallin një president zajednice [asociacioni], e me atë ta shkelin ministrin e Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb”.

“Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, u emërua në dhjetor të vitit të kaluar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, pozitë kjo që deri në nëntor mbahej nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.

Poste të ngjashme

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

08/05/2026, 19:00

Vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik në zonën e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, një tjetër ngjarje...

Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46

Ka përfunduar në pranga personi që kërkohej nga Policia lidhur me rastin e dhunës në familje të raportuar në Rahovec,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë

08/05/2026, 18:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Suharekën, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

08/05/2026, 15:40

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini, në...

Naim Telaku pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë

Naim Telaku pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë

08/05/2026, 15:18

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë...

Lajmi i fundit

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

08/05/2026, 19:00
Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë

08/05/2026, 18:42
LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

08/05/2026, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv