https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Drejtori i Urbanizmit deklarohet lidhur me lajmin për „skandal“ në Komunën e Podujevës

Drejtori i Urbanizmit deklarohet lidhur me lajmin për „skandal“ në Komunën e Podujevës
Share on FacebookShare on Twitter

Sot gjatë ditës është raportuar se Blend Zymi së bashku me Visar Gecin, përmes postimeve në rrjete sociale kanë paralajmëruar disa skandale që sipas tij kanë ndodhur në Komunën e Podujevës, përkatësisht në Drejtorin e Urbanizmit nga drejtori i këtij dikasteri, Leutrim Krasniqi.

Lidhur me këtë ka raportuar gazeta elektronie „Indeksonline“, ku thuhet se bëhet fjalë për ndërtimin e shtëpizave malore tek Liqeni i Batllavës.

Sipas, Blend Zymi, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit është pyetur lidhur me lejen për ndërtimin e shtëpizave, por ata pohojnë se përgjigjja e kthyer nga Komuna nuk kishte asnjë lidhje me atë se çfarë i kanë pyetur.

“Kur ja kemi bo pyetjen na kanë kthyer përgjigje qe lidhje nuk ka pas me pyetjen tone. Mandej pasi kemi fol gojarisht me ta ne komunë, na kanë jep përgjigje tjetër. Mbas 3-4 dite, me datën e njëjtë me numër protokolli të njëjtë, por përgjigje ndryshe”, ka thënë ai.

Mirëpo, Tv Llapi, ka kontaktuar sot me drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi, i cili na ka dërguar një prononcim me shkrim më të detajuar lidhur me këtë çështje.

Drejtori i këtij dikasteri ka thënë se parcelën të cilën pala kërkuese në këtë rast, Blend Zymi, kanë kërkuar leje ndërtimit është nën destinim pyjor, andaj konsiderohet e pa përshtatshme për ndërtim të shtëpizave.

„Bazuar në ligjet përkatëse, palët kanë aplikuar për informim për parcelën që ata kanë planifikuar të ndërtojnë villa, por duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), parcela e tyre ka destinim pyjor. Pas lëshimit të aktit administrativ të kërkesës, është parë e nevojshme nga Drejtoria të bëhen disa ndryshime në të, ashtu edhe siç specifikohet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.“

ADVERTISEMENT

 

Tutje, Krasniqi ka thënë se kjo kërkesë është dërguar edhe në Ministrinë përkatëse për të bashkëpunuar lidhur me mbrojten e mjedisit

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

„Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka dërguar mesazh elektronik, Ministrisë përkatëse, në të cilin është kërkuar bashkëpunim me Drejtorinë në kuadër të mbrojtjes së mjedisit ashtu siç e potencon Ligji për mjedis. Edhe pse procedura për Pëlqim Mjedisor zhvillohet në Ministri, ne si komunë i kemi bërë kërkesë për anulim por jo në ndërhyje në vendimin e tyre, duke u bazuar në PZHK“, ka thënë Krasniqi për Tv Llapi.

Ky është prononcimi i plotë:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

„Gjatë ditës së djeshme kanë filluar sulmet ndaj meje si dhe ndaj kryetarit të komunës z. Shpejtim Bulliqi. Persona të caktuar janë hatëruar për shkak të mos realizimit të kërkesës së tyre për ndërtimin e villave pranë Liqenit të Batllavës.

Bazuar në ligjet përkatëse, palët kanë aplikuar për informim për parcelën që ata kanë planifikuar të ndërtojnë villa, por duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), parcela e tyre ka destinim pyjor. Pas lëshimit të aktit administrativ të kërkesës, është parë e nevojshme nga Drejtoria të bëhen disa ndryshime në të, ashtu edhe siç specifikohet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Pas këtij hapi nga informata e marrë jo zyrtarisht për debat publik edhe pse sipas Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, komuna duhet të njoftohet. Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka dërguar mesazh elektronik, Ministrisë përkatëse, në të cilin është kërkuar bashkëpunim me Drejtorinë në kuadër të mbrojtjes së mjedisit ashtu siç e potencon Ligji për mjedis. Edhe pse procedura për Pëlqim Mjedisor zhvillohet në Ministri, ne si komunë i kemi bërë kërkesë për anulim por jo në ndërhyje në vendimin e tyre, duke u bazuar në PZHK.

Të gjitha këto veprime nga ana jonë po bëhen me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Batllavës, ashtu edhe siç është e përcaktuar si zonë e mbrojtur në bazë të legjislacionit në fuqi. Ndërsa, veprimet e personave të caktuar janë formë e pastër shantazhi ndaj Komunës, Kryetarit, ndaj meje si dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! pasi nuk arritën realizimin e kërkesës së tyre të paisjen me Pëlqim Mjedisor për ndërtimin e Villave. Ajo çfarë kërkojnë ata është të mos zbatohet ligji, por këtë gjë nuk do ta lejojmë dhe se nuk mundet askush të na shantazhojë.

Ta ruajmë mjedisin, ta ruajmë Liqenin e Batllavës!„

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv