Incidenti që ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, fatkeqësisht përfundoi me fatalitet. Personi që u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda u dërgua pa shenja jete në QKUK, mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës.
Siç mëson Sinjali viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën në QKUK.
Për motive akoma të panjohura, viktima është sulmuar me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u gjet i shtrirë në mes të rrugës dhe më pas u dërgua në Emergjencë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjës ka dalë edhe Policia dhe pritet të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit./Gazeta Sinjali