https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi në pauzë, çka u diskutua në pjesën e parë?

Kuvendi mban seancë solemne më 17 shkurt, në nder të pavarësisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë. Një kërkesë e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjeti pajtimin e mjaftueshëm për ta mbyllur pjesën e parë të seancës. Shkak për këtë u bë largimi i kryeministrit Kurti, dhe disa prej deputetëve e panë të paarasyeshme të qëndrojnë edhe më tutje.

“Pjesëloja” e parë e kësaj seance kaloi me akuza e kundërthënie mes Kurtit e deputetëve, në veçanti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Madje, ky i fundit shtoi se Albin Kurti i ka humbur argumentet dhe se tani po tenton të prodhojë material për Tik-Tok.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ç’u tha?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dha detaje nga plani franko-gjerman. Në fakt, detajet ishin edhe arsyeja parësore e thirrjes së kësaj seance.

Sipas shefit të ekzekutivit, ka pasur dy dokumente të tilla, me të dytin siç tha ai, merre ose lëre.

ADVERTISEMENT

“Versioni i dytë ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur prapa në asnjë nga parimet që ngërthente dokumenti i parë. Dokumenti kryesor kësja radhe kishte plan zbatimi. Me datë 20 janar 2023, emisarët që shoqëruan Lajçakun, amerikan, gjerman, francez, e italian, dhanë disa qëndrime. Ata më bënë të qartë se propozimi kryesor këtë herë është fare pranë merre ose lëre”, tha fillimisht ai.

Tutje, i pari i qeverisë pohoi se i gjithë aparati diplomatik e politik i shteteve është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. I gjithë aparati diplomatik e politik i shteteve është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nuk pritej jo nga Kosova, sepse do të hynim në rrugë konfrontimi me ta. Cfarëdo refuzimi do të shoqërohet hapa kundërshtues e ndëshkues në hapa diplomatik për Kosovën. Unë ia dhashë komentet e mia qysh në fillim të atij takimi. Edhe herën e parë edhe herën e dytë i kam ofruar të shkruara”, vazhdoi Kurti.

PRO

Në anën tjetër, i pari i AAK-së, ka ripërsëritur qëndrimin e tij pro këtij plani, duke thënë se për të dhe partinë e tij është i pranueshëm.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman është marrëveshja finale dhe sipas tij, më nuk do të ketë marrëveshje dhe se kushdo që mendon se do të ketë marrëveshje tjetër, sipas Haradinajt, është gabim.

“Kosova jo ta kthen vetën në palën humbëse dhe jo ta vlerëson vetën si pala që s’ka kry punë. Unë besoj që duhet të sillemi ndryshe, për ne kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë. Që të thuhet se ka edhe një marrëveshje dhe dialog, këtu gabojnë, unë besoj që kjo është ndarja finale me Serbinë, kjo marrëveshje e aleatëve tonë që kanë qenë këtu, vërtetë quhet plan franko-gjerman për është amerikan dhe evropian.” – ka thënë ai ndër të tjera.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të pranohet pasi siç ka thënë ai: “konfirmimin e kemi prej atyre që japin fjalë e që nuk janë që nuk kanë me i mbajtë” duke nënkuptuar në përkrahjen e Amerikës.

Përplasja

Kryetari i LDK-së ndërkaq, Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim të gjatë që në mënyrë direkte i përgjigjej atij të kryeministrit Albin Kurti që foli për planin franko-gjerman, dhe madje e mbrojti atë.

Fillimisht, ai e nisi me akuza ndaj Kurtit për mungesën e transparencës në procesin e dialogut. Për çka, i përmendi edhe një sponsorizim që kishte bërë.

“Ndonëse e normuar me rezolutë, sponzorizuesi i së cilës rezolutë gjendet në tjetër karrige sot, raportimi i kryeministrit në Kuvend na ndodhë sot, për herë të parë, besoni ose jo; dhe të vetme në dy vite udhëheqje të tij. Kaq pak transparencë e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit, pozitë e opozitë pa dallim, nuk ka mundur të tregojë askush asnjëherë.” – është sulmi i tij i parë i bërë nga foltorja e Kuvendit, vetëm një metër larg karriges ku ndodhej kryeministri i vendit.

Poste të ngjashme

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35

Gruaja, e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare...

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

04/11/2025, 18:00

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela...

Lajmi i fundit

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35
Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv