https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serbia ende vazhdon t’i vuaj pasojat e Betejës së Koshares, ministri serb: Mos të harrojmë çfarë përjetuam atje

Serbia ende vazhdon t’i vuaj pasojat e Betejës së Koshares, ministri serb: Mos të harrojmë çfarë përjetuam atje
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia vazhdon ta vuaj ende “Betejën e Koshares” edhe 24 vjet pas humbjes poshtëruese të forcave serbe nga UÇK-ja.

Për të kujtuar ushtarët dhe mercenarët e vrarë në Koshare, sot në Novi Sad është hapur objekti i Shoqatës së Veteranëve serbë me emrin “Koshare”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se kjo hapësirë ​​do të përdoret për të edukuar të rinjtë për luftimet në Koshare dhe se shpreson që ngjarje të tilla të shmangen në të ardhmen, transmeton Demokracia.com.

“Më vjen mirë që kjo hapësirë ​​përfaqësuese është hapur në qendër të Novi Sadit, në bulevardin Mihajla Pupin përballë Banovinës, dhe që do të ndikojë në harmoninë dhe unitetin e popullit serb. Ky objekt do të jetë një koncept krejtësisht i hapur, ku gjeneratat e reja, të cilët nuk duhet të përjetojnë kurrë atë që kanë përjetuar në Koshare dhe shpresoj se nuk do ta përjetojnë kurrë, do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi”, tha Vuçeviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli vitit 1999 deri më 10 Qershor të atij viti në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe ish Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.

Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Në këtë betejë zyrtarisht janë vrarë 108 ushtarë serbë, mirëpo besohet se ky numër është dyfish më i madh duke pas parasysh se në mesin e ushtarëve serbë kishte edhe mercenarë rusë dhe paramilitarë që luftonin kundër UÇK-së.

Poste të ngjashme

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999. Me këtë rast,...

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti. Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e...

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

05/04/2026, 13:38

Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat tjera ka nxitur...

Lajmi i fundit

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49
Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv