Në prag të dy vjetorit të qeverisjes, shumë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës u mblodhën bashkë.
Zv/kryeministra, ministria e zyrtarë të tjerë zgjodhën që të kalojnë vikendin që shkoi në Rugovë.
Përpos ecjes në malet e Rugovës, të njëjtit zgjodhën edhe të drekojnë atje.
Në një fotografi të publikuar së fundit në rrjetet sociale, shihen ministrat e zv/kryeministrat e Kurtit të cilët po ushqeheshin në një tavolinë me ushqime e pije të shumta.
Padyshim se aty nuk mungoi mishi, rakia e deri tek brumërat.