https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

‘Albin luani’, ‘Memli gjinekolog’, ‘Vjosa kryeministre’ – Ja çka kërkojnë qytetarët në Facebook për politikanët kosovarë

‘Albin luani’, ‘Memli gjinekolog’, ‘Vjosa kryeministre’ – Ja çka kërkojnë qytetarët në Facebook për politikanët kosovarë

Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook-u, janë platforma të cilat shfrytëzohen edhe për marketing politik. Aty, politikanët tregojnë bindjet e qëndrimet e tyre për tema të ndryshme, duke tentuar të shpërndajnë narrativin e tyre për t’i joshur zemrat e mendjet e votuesve. Por, çka kërkojnë më së shumti në Facebook qytetarët?

Natyrisht, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është njëri nga politikanët më të popullarizuar në Kosovë. Shefi i ezkekutivit është i njohur për fjalime të zjarrta, nga të cilat ka fituar edhe cilësime të ndryshme. Nëse e shkruan në pjesën “search” emrin e Kurtit, aty sheh disa sugjerime si p.sh. “Albin Kurti kryeministër”, “Albin Kurti Lumir Abdixhiku” dhe një hashtag (thurrje) në emrin e kryeministrit.

Për janë edhe dy sugjerime interesante nga ana e Facebook-ut. Njëra nga to është një cilësim për Kurtin. “Albin Kurti luan” – sugjeron Facebook-u. Ndërsa një tjetër sugjerim është “Albin Kurti injoron Halil Kastratin”.

Image

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në emrin e Vjosa Osmanit janë po ashtu disa sugjerime nga ana e Facebook-ut. Në fakt, aty sugjerohen dy profilet e Osmanit, njëra që është personale, ndërsa tjetra faqe zyrtare e saj. Përveç funksionit të presidentes, në emër të Osmanit Facebook-u e sugjeron edhe funksionin kryeministër, për të cilën kishte kandiduar Osmani në vitin 2019.

Ndoshta sugjerimi më interesant në emrin e liderëve, krahas ‘luanit’ të Kurtit, është edhe ai për Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së. “Memli Krasniqi gjinekolog” – është sugjerimi më i çuditshëm në emrin e liderëve. Nuk dihet nëse ka ndonjë gjinekolog (me shumë mundësi po) që mban emrin e kryetarit të PDK-së ose arsyeja pse qytetarët kërkojnë gjinekolog në emrin e Krasniqit. Duket se shumë qytetarë kanë qenë të interesuar për vizitën e Kurtit në ShBA, pasi një nga sugjerimet është “Memli Krasniqit në ShBA”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Image

Ndërsa sugjerimet e Facebook-ut për Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, janë të ndryshme, përfshirë një sugjerim për Gjykatën Speciale, një tjetër për analistin Fatmir Shehollin, për të cilin ishte ankuar se pse ftohet në debate, dhe një tjetër për Dardan Gashin, po ashtu analist kosovar. Në fakt, sugjerimi për Dardan Gashin lidhet me një fjalim komik të Konjufcës në Kuvend disa vitë më herët, ku kryekuvendari fliste për gjuajtjen me armë të Gashit, duke ironizuar me shkathtësinë e tij.

Image

“Unë besoj që Ramushi din me gjujt shumë mirë për shkak të përvojës, për shkak të karrierës, ama Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, po me bo Dardan Gashi me ja marrë najkujt alltinë shpejt prej brezi e me dal në dritare me gjujt dikah kshtu, pa ja centirat a beson që duhet me evaku krejt popullatën prej një kilometër katrorë aty pari.” – kishte thënë Konjufca.

Sugjerimet “më normale” janë ato për Lumir Abdixhikun, të cilit dy nga sugjerimet i lidhen me funksionin e tij si kryetar i LDK-së. Ndërsa Ramush Haradinajt sugjerimet nga Facebook-u më së shumti i lidhen me Albin Kurtin, pasi duket se qytetarëve u ka fituar vëmendjen me fjalimet për Kurtin. Një tjetër sugjerim, Haradinajt i lidhet me gruan e tij, Anita Haradinajt, e cila së fundmi është angazhuar si analiste në Big Brother VIP Kosova, një format goxha i shikuar i “reality show”-ut.

Post Views: 180

Poste të ngjashme

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

14/09/2025, 10:27

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull...

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00

Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...

Lajmi i fundit

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

14/09/2025, 10:27
Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Ngjarje tragjike: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

14/09/2025, 8:23
Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

14/09/2025, 8:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Theret me thikë një person në Podujevë

14/09/2025, 8:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv