https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha t’ia japim një shans paqes

Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha t’ia japim një shans paqes

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teophylaktu ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pozicionin e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Qipro nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës megjithatë ka shtuar se dëshirojnë t’i japin paqes një shans.

Teophylaktu ka folur për “Nova TV” edhe për propozimin franko-gjerman duke thënë se Bashkimi Evropian dëshiron që t’i japë një shansë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Diplomati qipriot tutje ka thënë se është e qartë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën, njëjtë sikurse Qipro, por sipas tij është koha që t’i jepet paqes një shans.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian gjë që e bën tepër të vështirë rrugëtimin drejt integrimit në instancat e BE-së. Arritja e një marrëveshjeje me Serbinë pritet që të zhbllokojë një situatë të tillë dhe disa prej këtyre shteteve të lëvizin drejt njohjes.

ADVERTISEMENT

Greqia është një prej shteteve e cila ka lëvizur më së shumti në drejtim të njohjes së Kosovës, megjithatë ende s’ka pasur një vendim nga Athina zyrtare. Pritet të shihet se çfarë lëvizje do të shkaktojë një marrëveshje potenciale bazuar në propozimin franko-gjerman.

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka zhvilluar takime me përfaqësues diplomatik të pesë shteteve përfshirë edhe Sllovakinë, derisa ka pasur paralajmërime se tri shtete nga pesëshja mos-njohëse mund të ndryshojnë qëndrim nëse arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi.

Poste të ngjashme

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

Lajmi i fundit

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv