Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, përveç muzikës njihet edhe për deklarata dhe mendime politike.
Shpesh herë Tahiri komenton gjendjen aktuale të Kosovës, si dhe situatat e caktuara. Kësaj radhe ai ka postuar një shkrim në rrjetin e tij social, Facebook, ku është shprehur i zhgenjyer lidhur me shtetin e Kosovës dhe rininë e saj, duke u shprehur se dikush po tenton që t’i shkaktoj Koosvës Eksod, apo shpërngulje masive të banorëve të saj.
“Diqka e rëndë po ndodh me shtetin tonë të Kosovës dhe Rininë e saj! 
Dikush është duke tentuar që Kosova dhe vatrat tona , t’a përjetojë sërish një Exod të radhës, gjë që KOSOVËS do ti kushtojë shumë.”
Tahiri gjendjen aktuale të ikjes nga vendi po e konsideron të pavend pasiqë, dikur kosovarët iknin nga okupimi ndërsa tani nuk kanë këtë arsye.
“Edhe ne kemi ikur dikur, ama këtu e kemi pasur Serbien mbi kokat tona!
Sot, kujt po i konvenon kjo dukuri?
Edhe unë sot i kam ndoshta mundesitë e mira dhe ka dhe të tjerë, por pak dallim ka sepse ndoshta edhe femijet e mi këtë e thonë ashtu siq i degjojnë te tjerët.”
Postimi i plotë:
Post Views: 178