https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zyrtari i lartë i NATO-s: E mbështesim planin evropian, është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje afatgjate

Zyrtari i lartë i NATO-s: E mbështesim planin evropian, është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje afatgjate

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, në vizitën e sotme në Kosovë, ka deklaruar se NATO e mbështet propozimin evropian në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Colomina ka thënë se në Kosovë ka ardhur pikërisht për ta sjellur këtë porosi, që tensionet në rajon të marrin fund. Ai shtoi se është koha që të dy palët të gjejnë një zgjidhje politike afatgjate, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Është edhe një porosi e dytë të cilën kam ardhur ta përcjell. Në vitin 2022 kemi parë nivele shumë të larta të tensioneve në rajon dhe kjo ka rritur brengat e aleancës rreth sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kemi punuar në zbutjen e këtyre tensioneve, posaçërisht në dialogun me ndërmjetësimin e BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës. Besojmë se tani është koha të gjemë një zgjidhje afatgjate politike për të gjitha ato tensione. Kemi dëshiruar ta shprehim përkrahjen tonë, jo vetëm për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së por edhe për planin e ri, të ashtuquajturën “inicicativë franko-gjermane” e cila u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe i cili i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës”, tha ai në RTK.

Zyrtari i NATO-s ka përsëritur se misioni i tyre në Kosovë do të vazhdojë.

“Nuk është koincidencë që operacioni jonë më i gjatë i sigurisë është këtu. KFOR-i me më shumë se 3700 ushtarë është i gatshëm ta vazhdojë implementimin e mandatit i cili u caktua me rezolutë që të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt dhe lëvizja e lirë e të gjitha komuniteteve që janë në Kosovë”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndër të tjera, Colmina tha se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësisë strategjike për aleancën.

“Kjo është rikonfirmuar në shumë raste dhe posaçërisht në konceptin e sigurisë të cilin e kemi diskutuar në samitin në Madrid në vitin 2022 dhe kjo është porosia që gjithnjë e sjellë në rajon dhe të cilën e kam sjellë edhe me këtë rast”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, Colmina është pritur sot në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky i fundit ka theksuar se Kosova synon që të anëtarësohet në NATO duke shtuar se ka punuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit në territorin e Kosovës.

“E njoftoi z. Colomina për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve”, thuhet tutje.

Poste të ngjashme

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

Lajmi i fundit

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv