https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

ShSKUK pa drejtor që 6 muaj, me u.d janë edhe dy klinika dhe spitali i Ferizajt

ShSKUK pa drejtor që 6 muaj, me u.d janë edhe dy klinika dhe spitali i Ferizajt

Që nga 2 gushti i vitit të kaluar, ShSKUK, është duke funksionuar me ushtrues të detyrë së drejtorit të përgjithshëm. Përveç tij, me u.d janë edhe klinika e Onkologjisë, Spitali i Ferizajt dhe Shërbimi Klinik i Kardiologjisë.

Gazeta Express

Në 6 muajt e fundit, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, është udhëhequr nga 2 ushtrues të detyrës. Pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit, ushtruese e detyrës u zgjodh Pranvera Zejnullahu- Raçi, e cila dha dorëheqje më 16 janar, për t’u zëvendësuar nga Narqize Arenliu-Hoxhaj. Se kur do të hapet konkurs për drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 2 shkurt tha se menjëherë pas nënshkrimit të statutit të ShSKUK-së, do të ketë konkurs për drejtor.

Ajo çka kam lexuar nga dorëheqja e ish-ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, Pranvera Raçi nuk koincidon me atë që thoni ju… Unë e kam falënderuar personalisht për kontributin dhe dinamikën që i ka shtuar ShSKUK-së… Ka qenë një dorëheqje, edhe pse kemi pasur një takim, të cilën e kam pranuar. Jemi në fazat finale, statuti i ShSKUK-së është në fazat finale teknike për të ecur tutje, me organogram të ri… Menjëherë pas nënshkrimit të këtij statuti do të ketë konkurs për drejtor të ShSKUK-së”, tha Vitia në konferencën për media pas vizitës në Ferizaj.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me ushtrues të detyrës është Klinika e Onkologjisë, pasi ushtruesi i drejtorit të kësaj klinike, Arben Bislimi, dha dorëheqje më 25 janar. Mirëpo për të parin e Onkologjisë, tashmë është publikuar konkursi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, në të njëjtën gjendje, në aspektin menaxherial, ndodhen edhe Spitali i Ferizajt dhe Shërbimi Klinik i Kardiologjisë. ShSKUK, në një përgjigje për Gazetën Express, thotë se për këto pozita pritet të shpallen konkurset.

Sipas ShSKUK-së, konkurs pritet të shpallet edhe për pranimin e mjekëve specialistë të profileve të ndryshme.

“Shumica e drejtorëve të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme janë zgjedhur përmes konkurseve publike. Aktualisht, kemi u.d. drejtor në Klinikën e Onkologjisë, konkursi është publikuar. Po ashtu, kemi u.d. drejtor në Spitalin e Ferizajt dhe Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, presim që së shpejti të procesohet konkursi edhe për këto institucione. Sa i përket stafit të mjekëve, jemi duke analizuar kërkesat nga të gjitha njësitë dhe konform buxhetit të lejuar, pritet të ketë edhe konkurse të tjera për pranim të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së për Express. /GazetaExpress/

Poste të ngjashme

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

22/12/2025, 11:07

Prokuroria ka vazhduar sot elaborimin e provave materiale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke paraqitur detaje të reja...

Lajmi i fundit

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv