https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Pse bash sot?”, Haxhiu vë në pikëpyetje deklaratat e Haki Abazit për zhdukjen e mostrave të Deharit

“Pse bash sot?”, Haxhiu vë në pikëpyetje deklaratat e Haki Abazit për zhdukjen e mostrave të Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur dyshime mbi deklaratat e deputetit Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Haxhiu e ka vënë në pikëpytje kohën kur Abazi zgjodhi të dalë me këto raportime mbi “vërtetësinë” e humbjes së mostrave të Deharit, në ditën kur pritej të largohej nga pozita e kryetarit në Komisionin për Punë të Jashtme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Për mua është e habitshme, është e çuditshme që një person i tillë, një ditë në kohën kur po niste seanca e Kuvendit të Kosovës dhe pritej që të largohej nga kryesimi i komisionit, të cilën e ka udhëhequr deri sot të dal në një konferencë për media për problemet e tij individuale, personale të cilat i ka, të keqpërdor një rast të rëndë, të ndjeshëm, siç është rasti Dehari. Në radhë të parë, për mua është e papranueshme qasja që sot ka mbajtur deputeti Abazi dhe shto këtu faktin që në qoftë se i njëjti ka pasur informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, atëherë shtrohet pyetja se pse ka heshtur deri më tani. Pse bash sot?”, u shpreh ajo për KosovaPress.

Sipas Haxhiut, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është dashur që menjëherë pas konferencës të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale.

“Dhe duke qenë e shqetësuar me deklaratat që ai ka dhënë, ndonëse unë e di që janë tendencioze, janë akuza të pabaza, megjithatë unë menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit që i njëjti t’i dërgojë deklaratat e tij në Prokurorinë Speciale, sepse siç jeni në dijeni Prokuroria Speciale është aktualisht duke trajtuar rastin të cilën e kemi dërguar para pak kohësh që ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Sipas, njoftimeve kryeprokurori i shtetit i është drejtuar Prokurorisë Speciale, kemi edhe një deklaratë publike të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që tha që do të merret në pyetje deputeti Haki Abazi. Por, unë mendoj që ai menjëherë pas konferencës është dashur që të merret në pyetje”, shton ajo.

Më tej, ministrja e Drejtësisë ka komentuar edhe shkarkimin e tij nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Unë kam qenë vet personalisht dy mandate kryetare e Komisionit për Legjislacion, unë si kryetare e komisionit aso kohe kam përcaktuar në komision qëndrimin e Grupit Parlamentar, sepse jam aty në emër të Grupit Parlamentar. Prej kohësh kur ky dallon në masë të madhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar, ç’ kuptim ka që të mbetet kryetar i komisionit. Ky është mendimi im edhe nga përvoja që kam pasur në Kuvendin e Kosovës. Le të vazhdoj me qëndrimet e tij individuale por jo në emër të Grupit Parlamentar, sepse është devijim i mbështetjes popullore që ne kemi marrë. Prandaj, edhe kam theksuar që nuk mund të jetë dikush në krye të një komisioni për sa kohë nuk përfaqëson Grupin Parlamentar”, thekson Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Nga holli i Kuvendit, Haki Abazi tha se ekzistojnë video incizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Deputeti i VV-së thotë se edhe kryeministri Albin Kurti e Ministrja Haxhiu duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin.

Ai pyet se si është e mundur që të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti mos të thotë asnjë gjë.

“Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam berë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, tha Abazi në konferencë para gazetarëve. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

22/12/2025, 11:07

Prokuroria ka vazhduar sot elaborimin e provave materiale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke paraqitur detaje të reja...

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22/12/2025, 10:49

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Liridona Ademajt. Në...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike dhe eksplozive gjatë festave

22/12/2025, 10:39

Podujevë – Me urdhëresë të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe eksplozive në...

Moti përgjatë kësaj fundjave

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

22/12/2025, 8:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike....

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46
E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

22/12/2025, 11:07
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para vrasjes, momenti kur ia bën me shenjë Granitit

22/12/2025, 10:49
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike dhe eksplozive gjatë festave

22/12/2025, 10:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv