Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin katalonas “El Periodico”, ka folur mbi progresin e Kosovës drejt strukturave evropiane si dhe njohjet që i mungojnë Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që po e pengojnë rrugën drejt anëtarësimit në këto struktura.
Osmani ka thënë se është çështje kohe që disa prej këtyre vendeve ta zyrtarizojnë njohjen e tyre për Kosovën, pasi tha se është punuar në këtë drejtim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, tha ajo për mediumin.