https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Blinken uron Kosovën, përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke

Blinken uron Kosovën, përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar popullin e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Kosovës kur ju festoni përvjetorin tuaj të pesëmbëdhjetë si shtet sovran dhe i pavarur. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova riafirmuan partneritetin tonë të fortë dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës ndërsa përballemi me sfida të reja në mjedisin e sigurisë evropiane. Përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e Blinkenit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij Kosova është një nga vendet më të reja në botë; qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për progresin që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi ekonomike për të gjithë kosovarët.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për pritjen bujare të Kosovës të afganëve të zhvendosur, përgjigjen e prerë të Kosovës ndaj luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe për ndihmën ndaj gazetarëve dhe të tjerëve që kërkuan strehim në vendin tuaj. Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, në qendër të njohjes eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë.

“Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik. Përsëri urime të gjithë popullit të Kosovës – mikut, partnerit dhe aleatit tonë – në këtë ditë të rëndësishme. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë në vazhdim”, tha ai.

Poste të ngjashme

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë

21/03/2026, 17:08

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin...

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

21/03/2026, 16:59

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Bokshiq të Klinës. Incidenti me armë zjarri ka rezultuar me...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

21/03/2026, 10:46

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

21/03/2026, 10:41

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë,...

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami

21/03/2026, 10:32

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot edhe Pajtim Bajramit, njëri nga tre kosovarët që humbi jetën në një kantier...

Lajmi i fundit

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë

21/03/2026, 17:08
Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

21/03/2026, 16:59
Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

21/03/2026, 10:46
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

21/03/2026, 10:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv