https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Memli Krasniqi: Pa emrin e Hashim Thaçit, data e sotme nuk mund të kuptohet e plotë

Memli Krasniqi: Pa emrin e Hashim Thaçit, data e sotme nuk mund të kuptohet e plotë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rikthyer sot në seancën solemne të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë që ish-kryeministri Hashim Thaçi e lexoi më 17 shkurt 2008.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Më lejoni, që duke ndjerë rrahjen e zemrave të stërgjyshërve tanë, unë me nderin dhe privilegjin më të madh, do të lexoj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në historinë e Kuvendit të Kosovës, nuk ka fjalë e lajm që është pritur më gjatë.

“Fjalë që peshojnë përherë njëjtë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, që përmbledhin një rrugëtim të gjatë historik, një vetëdije të gjerë shoqërore, një kërkesë të drejtë e legjitime politike dhe një aspiratë për t’i dhënë Kosovës emrin e saj të vërtetë: shtet i pavarur e sovran. Çdo 17 Shkurt, kur përsëritet kujtesa e asaj dite historike, e ndjej peshën që kemi pasur të gjithë ne, që fati na zgjodhi për ta nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, si diçka që na mbanë të lidhur për atë rrugëtim e atë vetëdije”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se historia e Kosovës moderne është e lidhur me emrat e çlirimtarëve që gjenden në Hagë për të mbrojtur të vërtetën e luftës së UÇK-së, e veçmas me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarë të tjerë, sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për të vërtetën e luftës sonë për liri. Do të duhej të ishin në këtë sallë bashkë me ne, në një rast solemn si ky që përkujton një ngjarje kaq madhore, protagonistë të së cilës ishin pikërisht ata vetë. E ndonëse ata nuk janë me ne fizikisht, vazhdojnë të mbesin në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi as mëdyshje se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë. Historia e Kosovës moderne, është e lidhur me emrat e tyre, dhe veçmas me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, pa emrin e të cilit, 17 shkurti 2008 si datë dhe shpallja e pavarësisë si ngjarje, nuk mund të kuptohen as si të plota, e as si të sakta”, shtoi Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Ai kujtoi me mirënjohje të gjithë brezat e atdhetarëve që nuk u dorëzuan as përballë Jugosllavisë, as përballë regjimit të Millosheviçit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Shaban Polluzha, Adem Demaçi e Ibrahim Rugova, janë shenja të spikatura të kësaj rruge të qartë liridashëse, demokratike e perëndimore, ndaj kontributit të të cilëve, do të jemi përgjithmonë mirënjohës. Por kjo rrugë, ka pasur edhe një epokë kulmore, në të cilën kanë rënë më meritorët e lirisë dhe shtetit tonë. Djem e vajza të këtij populli që u vunë në mbrojtje të atdheut, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte jo vetëm ushtri, por edhe vetëdije. E cila si vetëdije, bashkonte atë çfarë dukej e përçarë, duke i dhënë kuptim e guxim rezistencës tonë kolektive kundër dhunës e okupimit. Të paharruar janë e do të mbesin përgjithmonë dëshmorët e UÇK-së, me heronjtë që i prinë kësaj epoke, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari”, tha lideri i PDK-së.

Krasniqi uroi që 15 vjetori i shënimit të Pavarësisë të shërbejë si moment reflektimi për t’u përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ky 15 vjetor, le të na shërbejë si një moment reflektimi për të marrë përgjegjësitë që na takojnë, që Kosova të mos ndalet, as nga rruga, as nga qëllimi, e as nga përpjekja. Ndërsa festojmë këtë ditë të shënuar, le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të punuar së bashku për vendin tonë. Që të sigurohemi se Kosova do të mbetet e forcohet si shtet i fortë dhe i begatë, si një fanar shprese për qytetarët tanë dhe si një simbol i lirisë dhe demokracisë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, tha Memli Krasniqi.

Poste të ngjashme

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

27/03/2026, 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sonte menjëherë do ta pezulloj lejen për ekspozitën skandaloze në sheshin “Nëna...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59

  Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu Të shtunën më 28 mars 2026 shënohet...

Lajmi i fundit

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55
Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

27/03/2026, 22:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv