https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Fatmir Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, vetëm Serbia fiton

Fatmir Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, vetëm Serbia fiton
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar në dy vitet e fundit. Sipas Limajt, fajtor për këtë është vet kryeministri Albin Kurti.

Limaj ka folur edhe për planin e prezantuar nga evropianët, të cilin e konsideron si humbje për Kosovën. Ai tha se njohja reciproke është larguar nga kjo marrëveshje, teksa konsideron se dialogu ndër vite e ka pasur këtë synim.

“Ka degraduar dialogu për dy vitet e fundit, nga bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen brenda. Kanë qenë tri principe; e para marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obliguar me njohje brenda. E dyta ka qenë një princip që nëse nuk merremi vesh për të gjitha, nuk jemi marrë vesh për asgjë dhe e treta njohja në fund. Të gjitha këto u zhduken dhe erdhëm në një situatë me një propozim (plani franko-gjerman), dhe kjo ka ardhë si rezultat i sjelljes së këtij njeriu (Kurtit)”, ka thënë Limaj.

“Ato zhvillime e tensionime që ndodhën në veri të vendit, praktikisht jemi në një situatë ku ne sot 14 për qind e territorit të Kosovës nuk ka ligjshmëri. Një pjesë e madhe e territorit, sot është e paqeverisshme, nuk ka institucione të Kosovës. Bota po thotë se është problem sigurie. Për t’u rikthyer serbët në institucione, duhet me u plotësu kushtin që e kanë nxjerrë, pra Asociacionin”, u shpreh Limaj.

Teksa ka folur për marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Limaj tha se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e përmendin më njohjen reciproke. Shkak sipas tij janë ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës, me ç’rast fajtor e bën kryeministrin Kurti.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Dy presidentët e ShBA-së, Trump dhe Biden, kanë kërkuar njohjen. Tash më nuk ka këso kërkesa. Tashmë vijnë mesazhe nga këto qendra që duhet pranohet marrëveshja franko-gjermane që nuk e ka njohjen brenda, dhe ky është degradim, kjo ka ndodhur për këto dy vite, sepse ato ‘filmat’ që u bënë vitin e kaluar e kur policia jonë u bllokua nga barrikadat vitin e kaluar në veri, pra të gjitha këto krijuan një situatë krejt tjetër të pakoordinuar e të pamenduara, dhe ia dhanë një shkas presidentit Vuçiqit që t’i largojë serbët nga institucionet”, tha ai për EO.

Limaj ka thënë se në procesin dialogues, Kosova është në situatë të vështirë dhe se në këtë fazë, Serbia del më shumë fituese se sa Kosova.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kurrë pozicionin më të vështirë negociues nuk e kemi pas sikur tani. Me këtë marrëveshje që po flitet tani, vetëm Serbia fiton. Nuk humb asgjë, njohje nuk jep, Asociacionin e fiton. Kosovën e ka humbur territorialisht moti. Të gjitha këto negociata janë bërë që me e pas njohjen e ndërsjellët. Njohjen nuk e jep, çka jep tjetër Beogradi nga ky proces, asgjë përveç që merr. Asociacionin pa njohje”, u shpreh Limaj.

 

 

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59

  Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu Të shtunën më 28 mars 2026 shënohet...

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara. Në orën 02:00...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të Hënen do të ndajë 500 mijë euro shpërblim...

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04

Mediumi i njohur spanjoll Marcai ka kushtuar vëmendje të veçantë suksesit historik të Kosova, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në...

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari,...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59
Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25
Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19
Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv