https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mustafa: SHBA, Gjermania e Franca ta sqarojnë a kanë kundërshti me Kurtin, i ndihmuan të vijë në pushtet

Mustafa thotë se situata në veri është mjaft e rëndë: Gjithçka ka dalë nga kontrolli
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova 15 vjet më vonë, në 30 vjetorin e pavarësisë, mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe OKB-së, por dyshon se deri atëherë mund të hyjë në Bashkimin Europian. Për këtë ‘parashikim’ qysh tani meritat ia lë SHBA’së, por nuk heziton të kritikojë ndaj Washingtonit, Berlinit e Parisit që, sipas tij, e kanë ndihmuar Kurtin të vijë në pushtet.

“Pa të keqe duhet ta them se Kurti i ka marrë votat nga qytetarët që të kundërshtojë Perëndimin”, thotë Mustafa kur pyetet nëse po sheh përplasje mes Kurtit dhe qeverive perëndimore që po bëjnë presion për marrëveshje me Serbinë.

“Është përkrahur nga Gjermania, Franca por jo pak edhe nga SHBA për të ardhur në pushtet. Prandaj, vetëm këta e dinë tani se çfarë kanë dhe si qëndrojnë ndërmjet veti, a e kanë seriozisht apo po luajnë lojëra”.

Duke i komentuar përpjekjet e Perëndimit për një marrëveshje Kosovë-Serbi me anë të propozimit europian, Mustafa thotë se plani do të qetësonte serbët në Veri, por jo edhe Serbinë nga qëllimet për ta minuar Kosovën.

Sidoqoftë, destinacionin final ku do të çojë kjo marrëveshje, Mustafa thotë se s’mund ta parashikojë meqë “derisa s’ke informata, je i verbër”. Por, këtu ai mund të shohë se marrëveshja e prezantuar në planin franko-gjerman do të prodhojë edhe marrëveshje të tjera, për të cilat thotë se Qeveria duhet t’i sqarojë.

Politikani veteran në një intervistë për Gazetën Express ka pranuar se qeverisjet në Kosovë, në faza të caktuara janë sjellë papërgjegjshëm, përfshirë edhe atë të Kurtit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Për fat të keq, qeverisja në cikle të caktuara është treguar joefektive dhe e papërgjegjshme. Edhe në ditën e sotme!”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndonëse shpreson se vendit mund t’i hapet perspektiva e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB’në ku duhen evituar vetot ruse e kineze, ai përgjigjet me ironi kur pyetet si mund të ndodhë kjo.

“Ndoshta kanë ide Vjosa dhe Albini, të cilët çdo ditë po “luftojnë” me Rusinë”/indekesonline

Poste të ngjashme

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari,...

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin....

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz...

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e...

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08

Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac...

Lajmi i fundit

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57
“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08
Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44
Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv